18-vjeçarja në Lushnje i dha fund jetës me fotoksinë,flasin familjaret

18-vjeçarja në Lushnje i dha fund jetës me fotoksinë,flasin familjaret

272
SHPËRNDAJE

Historia tragjike e 18 vjeçares nga Fier-Shegani i Lushnjes e cila i dha fund jetës duke pirë fostoksinë, ka sjellë shumë dëshpërim në familjen Drajçi. Sipas familjarëve të Entilio Drajçit, e fejuara e tij ishte trajtuar më së miri. Sipas Sajmirës, vjehrrës së të ndjerës si çift nuk kanë pasur probleme. Çifti duhej prej dy vitesh dhe në datën 6 janar, kur vajza mbushi 18 bënë ceremoninë e fejesës.

“Goca ka qenë e ngarkuar nga shkolla. Nuk ma kanë lënë rehat në shkollë. Më thanë goca ka vajtur në shtëpi duke qarë, ka ardhur këtu dhe ka bërë gjestin. E kishte pirë helmin dhe kishte marrë djalin në telefon. Ai ishte në lokal dhe erdhi menjëherë. Me vrap me 200, shyqyr që nuk është vrarë. Unë kam qenë në punë”, tha vjehrra e së ndjerës.

“Mund të ketë pasur xhelozitë e shoqeve. Ka qenë në shkollë se thonë nuk ka qenë. Presion nga kjo shtëpi nuk ka pasur kurrë. Ishte një person që nuk shprehej, ishte tip i mbyllur. Unë mendoj që ditën që ka ikur goca, ka dalë nga shkolla duke qarë”, u shpreh vjehrri.

S'KA KOMENTE