“Falsifikime në dosjen hetimore të Fredi Belerit”, MEPJ i përgjigjet organizatës OMONIA

“Falsifikime në dosjen hetimore të Fredi Belerit”, MEPJ i përgjigjet organizatës OMONIA

164
SHPËRNDAJE

REAGIMI:

Kemi ndjekur me keqardhje deklaratën e zëdhënësit të Qeverisë Greke lidhur me rastin Beleri. Sic e kemi deklaruar në vijimësi, publikisht por edhe gjatë komunikimeve që kemi pasur me kolegët tanë grekë, deklarata të tilla janë të pavend dhe injorojnë realitetin demokratik dhe të sundimit të ligjit ne Shqipëri.

Qeveria e Shqiperisë as nuk burgos, as nuk paraburgos kënd, sepse Shqipëria është një vend demokratik ku sundon parimi i ndarjes së pushteteve.

Theksojmë me këtë rast se shtetasi shqiptar me kombësi greke Fredi Beleri është subjekt i Prokurorisë  dhe Gjykatës Speciale kundër Krimit të Organizuar e Korrupsionit, struktura të krijuara nga Reforma në Drejtësi, e cila është fryt i bashkëpunimit strategjik me SHBA dhe BE.

Qeveria Shqiptare nuk komenton veprimet dhe vendimet e këtyre strukturave. Ky parim vlen në rastin e z. Beleri ashtu si edhe në rastin e çdo qytetari tjetër shqiptar, në Shqipëri aq sa edhe në Greqi apo cilindo vend demokrarik në Europë e botë, prandaj e ftojmë Qeverinë e Greqisë të bëjë të njëjtën gjë dhe të presë, ashtu si ne, që drejtësia të bëjë punën e saj.

REAGIMI NGA OMONIA:

Organizata Omonia denoncoi dhe shprehu indinjatë për ato që i cilëson falsifikime në dosjen hetimore të Fredi Belerit, kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës i cili aktualisht ndodhet pas hekurave për shitblerje votash në zgjedhjet e 14 majit.

Omonia deklaroi se ditët në vijim opinionit publik do t’i vihen në dispozicion provat e këtyre falsifikimeve dhe emrat konkretë që janë përfshirë në falsifikim si edhe rrethana të tjera tepër të rënda që implikojnë segmente të policisë së shtetit dhe drejtësisë në këto akte të paprecedenta.

S'KA KOMENTE