E zë zetori poshtë, humb jetën 20-vjeçari

E zë zetori poshtë, humb jetën 20-vjeçari

1757
SHPËRNDAJE

Një ngjarje tragjike është regjistruar një natë më parë në Peqin, ku një i ri vetëm 20-të vjeç ka humbur jetën, teksa e ka zënë poshtë zetori me të cilin po punonte tokën.

I riu me iniciale D.H, rezulton banues në fshatin Çengelaj. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se viktima në një moment ka humbur kontrollin e mjetit dhe pasi ky i fundit është përmbysur e ka zënë atë poshtë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme në vendngjarje.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje, ndërsa në pyetje janë marrë familjarë dhe të afërm të viktimës. Deri më tani nuk ka të dhëna nëse 20-vjeçari posedonte apo jo leje drejtimi dhe nëse më herët e kishte pluguar tokën me mjetin bujqësor.

S'KA KOMENTE