E vranë dhe i shkuan në varrim/ 100 mijë euro për eliminimin...

E vranë dhe i shkuan në varrim/ 100 mijë euro për eliminimin e ushtarit të Bajrave

466
SHPËRNDAJE

Përgjimet fundosin grupin kriminal që u godit të enjten nga SPAK, ku u arrestuan Oltion Bistri, Xhevahir Lita, Ardit Hasanbega, Pëllumb Gjoka etj.

Biznesmeni Pellumb Gjoka del në përgjime duke bërë plane me Behar Bajrin për të kryer vrasjen e Gjin Ndojit, në zonën e Vaut të Dejës. I riu i kishte shërbyer më herët grupit Bajri, e madje dyshohet se kishte kryer vrasje me pagesë për llogari të tyre.

Behari i shpjegon se kishte kontaktuar persona të ndryshëm jo-shqiptarë, por kombësi të tjera për të realizuar vrasjen, por më vonë rezulton se vrasjet i kryejnë shtetas shqiptare.

Në biseda flitet për shumat që do të paguheshin për realizimin e vrasjeve. Pëllumb Gjoka thotë që të jepen sa para kërkohen, vetëm vrasja të kryhet.

Pas vrasjes se Gjin Ndojit në vitin 2020, të dyshuarit i kanë shkuar edhe në varrim. Për eliminimin e të riut në Gushtin e vitit 2020 dyshohet se janë paguar nga biznesmeni i kazinove rreth 100 mijë euro.

S'KA KOMENTE