Dyshohet se vinte nga kufiri shqiptar, sekuestrohen mbi 81 kg marijuanë në...

Dyshohet se vinte nga kufiri shqiptar, sekuestrohen mbi 81 kg marijuanë në Greqi

78
SHPËRNDAJE

Policia greke ka sekuestruar mbi 81 kg marijuanë, që dyshohet se vinte nga kufiri i gjelbër shqiptaro-grek.

Operacioni që ka nisur afër brezit të gjelbër ka përfunduar në Grevena, ku janë ndaluar dy automjete pas një ndjekje të gjatë policore.Mjetet nuk i janë bindur thirrjes për ndalesë të policisë greke fillimisht, çka ka ngjallur dyshime tek efektivët.

Në një nga mjetet janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta me 77 pako, që përmbanin 81.5 kg marijuanë.

Mjeti tjetër ndërkohë shërbente për kontrollin e rrugës, me qëllim shmangien e postblloqeve.

Në dy mjetet policia arrestoi 4 shtetas grekë, që ishin në 2 mjete të veçanta dhe sekuestroi gjithashtu edhe 6 celularë.

Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 400 kg marijuanë, që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

S'KA KOMENTE