Droge ne mes te vreshtit ne FIER, arrestohet 37 vjecari

Droge ne mes te vreshtit ne FIER, arrestohet 37 vjecari

624
SHPËRNDAJE

Fier/Finalizohet me sukses operacioni policor antikanabis i koduar “Vreshti”.

Kapet në flagrancë duke vaditur bimët narkotike kanabis, të kultivuara në vreshtin me rrush, vihet në pranga autori.

Asgjësohen nëpërmjet djegies 30 bimë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të kontrolleve antikanabis, në të gjithë territorin e qarkut Fier, në fshatin Sheq-Marinas, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, bazuar edhe në inteligjencën informative se një shtetas kultivonte kanabis, kanë gjetur shtetasin E. T., në tokën e tij të mbjellë me hardhi rrushi, duke vaditur bimët narkotike cannabis sativa.

30 bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Në përfundim të vprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. T., 37 vjeç, banues në Sheq-Marinas, Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE