Drejt perfundimit parku fotovoltaik i Karavastasë me i madhi ne Ballkan

Drejt perfundimit parku fotovoltaik i Karavastasë me i madhi ne Ballkan

194
SHPËRNDAJE

Megavatorët e para të energjisë së Karavastasë do të dorëzohen brenda pak javësh.

Kompania francezë “Voltalia”, e cila nga korriku i vitit 2022 ndërton Parkun Diellor 140 MW në  Karavasta, parku diellor më i madh në Ballkanin Perëndimor, ka lajmëruar përfundimin brenda pak javësh të investimit prej  mbi 100 milionë eurosh.

Kompania francezë dhe FTL, furnizuesi i mundësisë së fundit, filiali i OSHEE, kanë të nënshkruar marrëveshjen 15-vjeçare të blerjes së energjisë për 50% të prodhimit të Parkut Diellor Karavasta.

Ndërtimi i këtij impianti vjen pas mbështetjes me kredi edhe nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), që financoi Parkun Diellor Karavasta.

Në 30 korrik 2020 midis Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) dhe Voltalia është nënshkruar mbi Marrëveshjen e Zhvillimit të Projektit, ndërsa marrëdhënia koncensionare midis të dy palëve do të jetë efektive gjatë 30 viteve të Afatit Kontraktues.

Ky është momentalisht projekt kryesor në Ballkanin Perëndimor.

Një ditë më parë, ministri francez i Tregtisë së Jashtme Oliver Bekt (o. Olivier Becht) dhe ambasadorja e Republikës së Francës në Tiranë, Katerine Sjuard (o. Catherine Suard), ishin dëshmitarë të përfundimit të avancuar të parkut diellor Karavasta 140 MW, në një zonë të njohur për diell të fortë dhe të vazhdueshëm. Menaxherin i Voltalia, Kostantin fon Alvensleben, ( o. Constantin von Alvensleben), tha se, megavat ora e parë do të dorëzohet brenda pak javësh.

S'KA KOMENTE