Rama shfaqet me automatik në dorë

Rama shfaqet me automatik në dorë

53
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një postim plot humor, ku në një videomontazh shfaqen krerët e shteteve anëtare në NATO. 

Videon në fjalë, që duket si një film aksion, nis me kreun e NATO-s, Stoltenberg, Macron, Biden e mes personazheve, me armë në dorë shfaqet dhe kryeministri Edi Rama, ndërkohë që figura që mbyll ‘shfaqen’ është Zelensky, presidenti i Ukrainës. 

“MIRËMËNGJES 😊
dhe me këtë video plot humor nga Samiti i NATO-s ju uroj një ditë të mbarë😅”, shkruan Rama.

Kujtojmë se samiti dyditor i NATO-s në kryeqytetin lituanez përfundoi të mërkurën me një premtim për mbështetje të fortë për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë, e cila ka kaluar 500 ditë.

S'KA KOMENTE