Temperatura të ftohta në gjithë Shqipërinë

Temperatura të ftohta në gjithë Shqipërinë

109
SHPËRNDAJE

Sipas MeteoAlb, moti i kthjellët, por relativisht i ftohtë do të mbizotërojë në të gjithë territorin e vendit deri pas-mesdite kur pritet kalim i vranësirave nëpër të gjithë territorin, por më të dukshme në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, megjithatë nuk priten reshje.

Parashikohet që nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të vijojë moti edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritjen në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -2°C deri në 14°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.

S'KA KOMENTE