Digjen gjatë natës 3 automjete, zjarri dyshohet i qëllimshëm

Digjen gjatë natës 3 automjete, zjarri dyshohet i qëllimshëm

323
SHPËRNDAJE

Mëngjesin e sotëm, në orën 04:55 dy automjete janë djegur në qytetin e Vlorës. Pas njoftimit forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, në lagjen Pavarësia, ku kanë konstatuar se nga flakët ishin përfshirë dy mjete ndërsa rrezikoheshin shumë të tjera të parkuara njëra pas tjetrës.

Mesohet se si pasojë e zjarrit janë djegur dy mjete, dhe pjesërisht një i tretë, ndërsa paraprakisht dyshohet se zjarri mendohet të ketë qenë i qëllimshëm.

Sakaq policia ka nisur hetimet.

S'KA KOMENTE