Ballina Shqiperia ime Detaje nga ndalimi i konkurrentit të Big Brother

Detaje nga ndalimi i konkurrentit të Big Brother

Liam

Zbardhen detaje nga ndalimi i Liam Osmanit, i cili ndodhej brenda ambienteve të shtëpisë së Big Brother Vip 3 kur iu komunikua urdhri, me firmën e prokurorisë.

Konkurrenti më i ri i Big Brother, i cili i ishte bashkuar spektaklit mbrëmë, ndërpreu garën e tij pasi rezulton i dënuar për mashtrim. Madje gjykata e ka dënuar me 2 vite e 6 muaj burg. 

Osmani, sipas burimeve zyrtare, akuzohet se në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse