Deputeti i Qarkut Fier perjashtohet 3 dite nga Kuvendi: “Punë e madhe...

Deputeti i Qarkut Fier perjashtohet 3 dite nga Kuvendi: “Punë e madhe nëse se marr rrogën, do ha pensionin e plakës”

3189
SHPËRNDAJE

Pas mbledhjes në Komisionin e Etikës ku u vendos përjashtimi i disa deputetëve të opozitës, foli për mediat demokrati Saimir Korreshi.

Deputeti i Qarkut të Fierit u pyet nga gazetarët nëse po e gëzon rritjen e rrogës për shkak të përjashtimeve. “Po e gëzojmë! Është rritur shumë. Nuk na intereson fare përjashtimi. Puna e madhe se nuk e marrim rrogën kësaj radhë. Do hamë pensionin e plakës. Merr 112 mijë lekë. Groshë gjithë muaj. A e zgjidh kjo këtë lloj pafytyrësie që ata bëjnë. Unë nuk hyj dot tek mbledhja e Partisë Socialiste. Nuk shkoj dot. Mbledhjen e komisionit të etikës tek grupi parlamentar i Partisë Socialiste nuk e bëj dot”, shtoi ai.

Ai shprehet se do të provojnë të gjitha mënyrat për të qenë të enjten në seancën plenare

S'KA KOMENTE