Deputetët e opozitës ndezin tymuese në Parlament

Deputetët e opozitës ndezin tymuese në Parlament

23
SHPËRNDAJE

Sërish tensione dhe kaos në seancën e Kuvendit. Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka hedhur tymuese në Kuvend. Megjithatë seanca ka nisur ku kryetarja e Parlamentit, mes zhurmës ka lexuar pikat e rendit të ditës.

Më herët deputetët e opozitës grumbulluan karriget para foltores.

Nikolla po ashtu i kërkoi Gardës që të merrte masa pas akteve të deputetëve të opozitës. Sakaq e gjithë salla e Kuvendit është mbuluar nga tymi.

Ndërkohë ministri i Brendshëm Taulant Balla u bëri thirrje deputetëve të PD që të mos keqpërdoren nga halli dhe interesi i ish-kryeministrit Berisha, që sipas tij e ka marrë peng këtë forcë politike prej 33 vitesh.

“Mos perdorni lende kimike ne sallen e Kuvendit. Mos u perdorin mish per top”-iu drejtua Balla deputetëve të PD.

S'KA KOMENTE