Centrali diellor i Karavastasë, gati për prodhim 

Centrali diellor i Karavastasë, gati për prodhim 

119
SHPËRNDAJE

Parku fotovoltaik në Karavasta është thuajse gati të nisë prodhimin e energjisë elektrike, teksa linja e transmetimit 220 kV Fier – Karavasta tashmë është vënë në punë. Sipas Operatorit të Sistemit të Transmetimit, kjo linjë është ndërtuar me fondet e kompanisë Voltalia, nëpërmjet së cilës realizohet lidhja e Parkut Fotovoltaik Karavasta me nënstacionin 220 kV Fier, që gjithashtu pritet të vihet në operim.

Ndërtimi i linjës, me fonde të vetë kompanisë ishte detyrim që vinte nga marrëveshja e nënshkruar rreth 1 vit më parë për lidhjen me rrjetin e transmetimit.

Aktualisht, energjia diellore në vendin tonë paraqitet në shifra modeste, ndaj nisja e prodhimit të energjisë nga ky central do të ndikojë në rritjen e sasisë së gjeneruar nga burimet fotovoltaike, si dhe do të jetë një hap drejt diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë, që aktualisht varet thuajse tërësisht nga hidrocentralet.

Parku fotovolatik i Karavastasë do të ketë një fuqi të instaluar prej 140 MW, ndërkohë që sipas marrëveshjes së nënshkruar me shtetin shqiptar, kompania Voltalia që fitoi ankandin, parashikon shitjen e energjisë elektrike me një çmim fiks prej 24.89 euro/mWh për 15 vjet për kapacitetin 70 MW. Ndërkaq, në fazë më pak të avancuar është ndërtimi i centralit diellor në Spitallë, ankandi i të cilit është fituar gjithashtu nga francezët e Voltalia.

S'KA KOMENTE