Bie skela dhe i zë poshtë, plagosen babë e bijë

Bie skela dhe i zë poshtë, plagosen babë e bijë

302
SHPËRNDAJE

Në zonën e ish-Parkut të Autobuzave në kryeqytet ka rënë një pjesë e skelës së një pallati në ndërtim, ku janë dëmtuar dy kalimtarë, një burrë me vajzën e tij që po kalonin rrugën, të cilët janë transportuar në spital

Më datë 22.01.2024, rreth orës 10:10, në bulevardin “Gjergj Fishta”, janë rrëzuar skelat e nje pallati në ndërtim e sipër, dhe si pasojë janë dëmtuar 2 shtetas (kalimtarë) H. L., rreth 70 vjeç, dhe I. Sh., rreth 45 vjeçe. 

Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. 

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar inxhinieri i pallatit, shtetasi K. S., dhe punëtorët N. S., dhe A. P., për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

S'KA KOMENTE