Angli, 23-vjeçari shqiptar arrestohet teksa kujdesej për hashashin me vlerë mbi 250...

Angli, 23-vjeçari shqiptar arrestohet teksa kujdesej për hashashin me vlerë mbi 250 mijë paund

383
SHPËRNDAJE

Një i ri shqiptar u kap duke u kujdesur për 505 bimë kanabisi, me një vlerë të mundshme prej 250,000 £ në një shtëpi në Angli.

Sipas mediave të huaja, i riu është identifikuar si Indrit Spata, 23 vjeç i cili kishte disa vite që ndodhej në Mbretërinë e Bashkuar nga Shqipëria.

Shtëpia ku i riu u gjet duke u ‘kujdesur’ për bimët, ishte izoluar mirë dhe kati i sipërm ishte shndërruar në një fabrikë kanabisi “shumë të sofistikuar”.

I riu ndodhet tashmë në duar te autoriteteve dhe pritet që të dalë para gjykatës. Në raportin për të, specifikohej se në momentin e arrestimit, i riu ka qenë i veshur me rroba të shtrenjta dhe syze të një firme të njohur.

S'KA KOMENTE