Ambulanca humb kontrollin ne Fier, plagoset shoferi dhe infermierja

Ambulanca humb kontrollin ne Fier, plagoset shoferi dhe infermierja

3273
SHPËRNDAJE

Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. T., 34 vjeç, banues në Fier, pasi në datë 07.01.2024, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, në fshatin Vajkan, duke drejtuar ambulancën, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Si pasojë e kësaj dalje nga rruga është dëmtuar drejtuesi i ambulancës dhe infermjerja, shtetasja A. Ç., 33 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatëa së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

S'KA KOMENTE