Deputetët izraelitë : 3 vite burg për këdo që pretendon se Jezu...

Deputetët izraelitë : 3 vite burg për këdo që pretendon se Jezu Krishti është Zot!

36
SHPËRNDAJE

Çifutët ultra-ortodoksë Moshe Gafni dhe Yaakov Asher kërkojnë ndalimin e “përhapjes së ideologjisë të krishterë” në Izrael. Megjithëse kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, nuk e di se në cilin drejtim po shkon qeveria e tij vendimet që ata marrin çdo ditë po mahnitin jo vetëm palestinezët dhe komunitetin ndërkombëtar, por edhe religjionet e tjera.

I fundit është projektligji i dorëzuar në Knesset (Parlamenti i Izraelit) nga dy përfaqësues të partisë ultra-ortodokse, United Torah Judaism, Moshe Gafni dhe Yaakov Asher, të cilët kërkojnë ndalimin e “përhapjes së ideologjisë të krishterë” dhe “të folurit për besimin e krishterë në Izrael”.

Përmes një artikulli media izraelite All Israel News shkruan se, sipas propozimit të atij ligji,“kushdo që flet për besimin e krishterë dhe bën thirrje për të, duhet të dënohet me tre vjet burg”“Ky projektligj sigurisht që do të shkaktojë kokëçarje për kryeministrin Netanyahu për shkak të një konflikti të rrezikshëm me të krishterët ungjillorë në SHBA dhe në mbarë botën, të cilët janë ndër mbështetësit më të mëdhenj të shtetit izraelit.”

Sipas All Israel Neës, dy ligjvënës izraelitë duan të ndalojnë të krishterët të shpjegojnë pse besojnë se Jezusi është Krishti dhe Zot në të njëjtën kohë. Ndërkohë, ka reaguar kryeministri izraelit duke pohuar se nuk do të avancojmë asnjë ligj kundër komunitetit të krishterë.

Vitet e fundit, janë përshkallëzuar sulmet e kolonëve izraelitë ndaj pronave dhe faltoreve të kishës, më e fundit prej të cilave ishte sulmi ndaj Kishës së Getsemane, “Kisha e të Gjithë Kombeve”, si dhe ngacmimi i të krishterëve që praktikonin ritualet e tyre.

S'KA KOMENTE