Në Elbasan, Berat, Fier dhe Gjirokastër, temperatura arrin 41 grade

Në Elbasan, Berat, Fier dhe Gjirokastër, temperatura arrin 41 grade

207
SHPËRNDAJE

Një “Javë ferri”. Kështu mund të cilësohet situata meteorologjike e kësaj jave në Shqipëri dhe në pjesën më të madhe të Europës.

Referuar Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për shkak të depërtimit të Anticiklonit Afrikan moti për të gjithë javën parashikohet me diell dhe më rritje të ndjeshme të temperaturave.

Ditët ku temperaturat do të arrijnë nivele rekord janë e enjtja dhe e premtja. Gjatë këtyre ditëve, vendi ynë pritet të përjetojë edhe fenomentin e “netëve tropikale”.

Referuar parashikimeve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, të enjten dhe të premten në Elbasan, Berat, Fier dhe Gjirokastër temperature do të arrijnë në 41 gradë.

Ndërkohë, Instituti i Shëndetit Publik prej ditësh ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi për të parandaluar problemet shëndetësore.

Një nga këshillat kryesore është shmangia e qëndrimit në diellë në orët e nxehta të ditës, sidomos për fëmijët dhe të moshuarit si dhe konsumi sa më shumë i ujit dhe lëgjëve të freskëta.

SCAN

S'KA KOMENTE