Aksident ne Cakran , 3 te plagosur

Aksident ne Cakran , 3 te plagosur

1650
SHPËRNDAJE

Nje aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta me pare ne autostraden Levan- Tepelene ne afersi te rrethrrotullimit per ne Cakran. Sipas informacioneve nga venngjarja nje automjet ka humbur kontrollin dhe ka perfunduar ne kanal dhe per pasoje jane plagosur 3 persona qe ndodheshin ne mjet. Te 3 te plagosurit jane derguar ne spitalin Fier per trajtim mjekesor.policia ne vendngjarje

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 17:45, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Cakranit”, shtetasja A. L., 46 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar shtetasja V. L., 70 vjeçe, e cila ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve si edhe po kryen ekzaminimet mjekësore shtetasi A. A., 46 vjeç dhe drejtuesja e mjetit.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

S'KA KOMENTE