Alibeaj pas mbledhjes së Kryesisë së tij: Të dalim me kandidatë të...

Alibeaj pas mbledhjes së Kryesisë së tij: Të dalim me kandidatë të përbashkët

130
SHPËRNDAJE

Enkelejd Alibeaj, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Kryesisë Së tij, ka deklaruar se propozimi i tij ka gjetur mbështetje. Ai tha se propozoi që fokusi kryesor të jenë zgjedhjet e 14 majit, ndërsa paralajmëroi një aleancë me bazë të gjerë me partitë e djathta.

Në lidhje me vendimin e gjykatës së Apelit për vulën, ai tha që ky nuk përbën moment triumfi apo revanshi, por është një moment i ngarkimit me përgjegjësi historike.

“Ajo që kam propozuar gjeti mirëkuptim. Është një moment  ngarkimit me një përgjegjësi historike, është momentin i mirë për të riparë struktura e PD energji të reja për rritje dhe fitore. Jam i vetëdijshëm dhe i kënaqur që gjeta po të njëjtën konsideratë nga koleget. Jemi më të vendosur me shumë se kurrë që bashkë me demokratët pa dallim, me zgjedhësit.

Tre çështje propozova, dhe gjeta dhe mbështetje.

Lidhur me aleancat, PD merr përsipër ndërtimin e një aleance sa më të gjerë të partive të qendrës së djathë për maksimizim të votave.

Së dyti, lidhur me këshillat bashkiak është miratuar që duhet të filloj menjëherë nga puna duke ftuar demokratët që kanë qëndruar në momentet e vështira të PD, që të bëhen dhe do jenë pjesë e listave.

Së treti, lidhur me kandidatët, votimet me primare nga grupi i rithemelimit dhe kandidatë të tjerë i kam propozuar PD dhe kemi gjetur mbështetje, hapjen pa asnjë kufizim. Synimi i vetëm është dalje me një kandidat të vetëm në çdo bashki”, tha ai.

S'KA KOMENTE