Balla: Javën e ardhshme prioritetet për detyrën e re

Balla: Javën e ardhshme prioritetet për detyrën e re

40
SHPËRNDAJE

Pas betimit në Presidencë, Ministri i ri i Brendshëm, Taulant Balla, ka hyrë për herë të parë në ambientet e këtij institucioni, i pritur nga ish-ministri Bledar Çuçi, zyrtarët më të lartë të Ministrisë së Brendshme, titullarët e institucioneve të varësisë e drejtues të tjerë. 

Në fjalën e tij, Çuçi shprehu falënderime për stafin e Ministrisë Brendshme dhe vuri në dukje se arritjet në disa prej prioriteteve të punës së institucionit, janë rezultat i kontributeve të të gjithëve. Ai shprehu vlerësimet më të larta për Ministrin e ri Balla dhe njëherësh i uroi atij suksese në detyrën e re, duke i dorëzuar formalisht edhe një dosje “exit-memo” me arritjet, prioritetet dhe një “road-map” për objektivat e ardhshme.

Taulant Balla në fjalën e tij të parë si Ministër i Brendshëm, falënderoi Çuçin për punën e bërë dhe shprehu se në fillim të javës së ardhshme do të bëjë të njohura për stafin dhe publikun, prioritetet që ai ka vendosur në detyrën e sapomarrë.

S'KA KOMENTE