Pas Luvrit mbyllet edhe Pallati i Versajës, evakuohen vizitorët pas kërcënimeve me...

Pas Luvrit mbyllet edhe Pallati i Versajës, evakuohen vizitorët pas kërcënimeve me bombë

121
SHPËRNDAJE

Kryeqyteti francez është kapluar nga paniku ditën e sotme pas kërcënimeve me bombë. Gjatë paradites pati kërcënime me shkrim në muzeun e Luvrit. Vizitorët dhe stafi i muzeut u evakuuan.

Por më vonë kërcënime me bombë pati edhe për në Pallatin e Versajës. Mijëra vizitorë u evakuuan menjëherë.

Këto kërcënime vijnë 24 orë pas vrasjes me thikë të një mësuesi në një shkollë në Arras.

Siç raporton gazeta “Le Figaro” qeveria ka mobilizuar trupat elitare Sentinel pas sulmit me thikë në shkollën në Arras.

Këta trupa do të patrullojnë deri të hënën në mbrëmje, nën frikën se mos konflikti mes Hamasit dhe Izraelit shtrihet edhe në Paris.

S'KA KOMENTE