Aksident i rëndë në Greqi, ndërron jetë 26-vjeçari shqiptar

Aksident i rëndë në Greqi, ndërron jetë 26-vjeçari shqiptar

400
SHPËRNDAJE

Një i ri shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë automobilistik në aksin Seksklou – Volos në Greqi.

Aksidenti tragjik ka ndodhur pak para orës 18.00, kur 26 vjeçari Serxho Sula, po kthehej nga Rizomylos, ku kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen e futbollit mes Asteras dhe Thereas Agrias.

Motoçikleta me të cilën po udhëtonte me gjasë ka rrëshqitur në sipërfaqen e rrugës dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë është përplasur në parmakë dhe ka shkaktuar vdekjen tragjike të të riut shqiptar.

Serxho Sula, me origjinë shqiptare, jetonte në Nea Ionia Volos dhe kishte një dobësi të veçantë për motorët.

Një ambulancë e EKAV mbërriti në vendngjarje, por ishte tepër vonë. Sektori i Qarkullimit në Volos po kryen hetimet paraprake për shkaqet e aksidentit.

S'KA KOMENTE