Vendet e Ballkanit si Shqipëria, Kroacia, Bullgaria dhe Mali i Zi, kanë klimë të ngrohtë dhe çmime të shkëlqyera në sezonin e verës, sipas The Guardian.
Shqipëria
Shqipëria po renditet në gjithnjë e më shumë lista të destinacioneve verore.
Me më shumë se 400 km bregdet, duke përfshirë Rivierën Shqiptare, nga Vlora në Adriatik deri në Sarandë në Jon, nuk është për t’u habitur që vendi është kthyer në një destinacion popullor veror.
Gjiri i Borshit, ka një shtrirje të gjatë plazhi me gurë, me shumë hapësirë mes shezlongëve dhe çadrave të diellit.
Më në veri, Dhërmiu dhe fqinji i tij Drimadhes, janë ndër plazhet më të bukura të Shqipërisë, por ato tërheqin shume pushues.
Plazhi i Dhërmiut është edhe mjedisi i festivalit të muzikës Kala, nga 31 maji deri më 7 qershor, biletat e të cilit po shiten me shpejtësi.
Në jug të Sarandës, përballë Korfuzit, ndodhet Ksamili, me disa plazhe, si dhe zonat arkeologjike, liqene, këneta dhe ishujt e parkut kombëtar të Butrintit.