60 mijë jorezidentë llogari bankare në Shqipëri

60 mijë jorezidentë llogari bankare në Shqipëri

100
SHPËRNDAJE

Ndërsa numri i llogarive bankare gjatë vitit 2023 ka njohur në tërësi rritje të fortë gjatë vitit, është numri i llogarive nga jorezidentët ai që ka shënuar shtesen më të shpejtë, në nivelin thuajse 20%.

Nga të dhnëat e Bankës së Shqipërisë rezulton se në fund të vitit 2023 numërohen  60,496 llogari bankare në emër të jorezidentëve, qofshin këto kompani apo individë, nga  50,440 në fund të vitit 2022. Shtesa brenda një viti është me më shumë se 10 mijë, ose rritje me 19.9%.

Thuajse e tërë shtesa nga ardhur nga individë jorezidentë që kanë ccelur llogari bankare në Shqipëri, dhe shumë pak nga kompani. Saktësisht, numërohen vetëm 7 llogari shtesë në totalin e llogarive të kompanive jorezidente.

Nga  1,929 në fund të vitit 2022, ato rezultojnë  1,936 në fund të vitit të shkuar. Ndërkohë që numri i individëve jorezidentë që kanë ccelur llogari bankare në bankat tona është shtuar me më shumë se 10 mijë, nga  48,511 në fund të 2022, në 58,560 në fund të vitit 2023.

Ndërkohë që rritje ka shënuar për vitin e shkuar numri total i llogarive në sistemin bankar shqiptar. Nga  3,108,899 në fund të vitit 2022, ato janë shtuar me 4%, për të mbyllur vitin 2023 me një total prej 3,235,508 llogarish.

Shtesa ka ardhur totalisht nga llogaritë e reje individuale, duke qenë se numri i llogarive të kompanive rezulton në rënie për vitin e shkuar. Nga  239,355 në fund të vitit 2022, numri i llogarive të kompanive rezidente ka rënë në 232,096 në fund të vitit 2023.

Ndërkaq, megjithëse në rritje të dukshme vit më vit, relativisht i ulët mbetet numri i llogarive bankare të aksesueshme në internet. Nga 3.2 millionë llogari në total, vetëm 1,096,402, ose një e treta e totalit kanë akses në internet dhe pjesa dërrumese e tyre i përket llogarive të rezidentëve.

SCAN

S'KA KOMENTE