40 vjecarja ne Fier ngre alarmin ne polici per largimin nga banesa...

40 vjecarja ne Fier ngre alarmin ne polici per largimin nga banesa te bashkeshortit

378
SHPËRNDAJE

Drejtoria Vendore e Policisë Fier


-Në Komisariatin e Policisë Fier është paraqitur një shtetase 40 vjeçe, banuese në Fier, e cila ka kallëzuar se më datë 20.04.2024, është larguar nga banesa, bashkëshorti i saj, shtetasi B. M., 50 vjeç, i cili vuan nga sëmundja e epilepsisë. Po punohet për gjetjen e tij.

Sektori për Hetimin e Krimeve referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

L. N., 49 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë, një 55-vjeçar, për motive të dobëta;

E. Z., 63 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se ka fyer dhe ka kanosur shtetasin A. G., për motive të dobëta;

H. K., 68 vjeç, banues në Fier, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje, në magazinën e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE