2 te arrestuar ne Fier ne 24 oret e fundit

2 te arrestuar ne Fier ne 24 oret e fundit

1004
SHPËRNDAJE

DVP Fier/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. T., 40 vjeç, banues në Divjakë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin A. M.,  34 vjeç, banues në Grabian, pasi për motive të dobëta, ka goditur dhe dëmtuar në kokë shtetasin F. K., 63 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE