11 vjecari bie ne kontakt me energjine elektrike ne nje kasete pallati,...

11 vjecari bie ne kontakt me energjine elektrike ne nje kasete pallati, dergohet ne spital ne urgjence

236
SHPËRNDAJE

Pasditen e sotme një 11-vjeçar në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë, duke luajtur, aksidentalisht ka prekur kasetën që furnizon me energji elektrike pallatin dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.Si pasojë, i mituri është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin e Pediatrisë, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Më datë 17.07.2023, rreth orës 18:55, në rrugën “Irfan Tomini”, në afërsi të Qendrës Shëndetësore Nr. 8, një i mitur 11 vjeç, duke luajtur, aksidentalisht ka prekur kasetën që furnizon me energji elektrike pallatin, dhe ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Si pasojë 11-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin e Pediatrisë, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

S'KA KOMENTE