Me shotgan, kokainë dhe kanabis-Arrestohet 45-vjeçari në Rinas

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor i koduar “Rrethi”.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, dhe me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër.

Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 45-vjeçar që posedonte armë zjarri, me qëllim shitjen.

Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoleta, 1 armë zjarri shotgan, 1 pistoletë pneumatike me ajër, doza kokaine dhe sasi kanabisi, fara të dyshuara narkotike kanabis, përforcues grushti dhe mjete prerëse thika.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, pas informacioneve të siguruara për një shtetas i cili do të transportonte armë zjarri nga Shkodra drejt Rinasit, me qëllim shitjen e tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rrethi”.

Si rezultat, në Rinas, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi K. B., 45 vjeç, banues në Shkodër.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 45-vjeçarit, 2 armë zjarri pistoleta, të cilat u sekuestruan  në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, në bashkëpunim me DVP Shkodër u ushtrua kontroll në banesën e tij, në Shkodër, dhe gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri shotgan me municion luftarak, 1 pistoletë pneumatike me ajër, doza kokaine, sasi kanabisi, fara të dyshuara narkotike kanabis, përforcues grushti dhe mjete prerëse thika.

Nga verifikimet e kryera dyshohet se 45-vjeçari i arrestuar i ka siguruar armët e zjarrit, me qëllim shitjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

FIER-Dhune psikologjike ndaj bashkeshortes, ndiqet penalisht 39 vjecari

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, në gjendje të lirë, për shtetasit:

• Xh. M., 39 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;

• ⁠ A. K., 49 vjeç, banues në Fier, pasi ka goditur me grushte, një shtetas 26-vjeçar, për motive të dobëta.  
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Projekti 100 mln USD, hapet tenderi per Bypassin 1 Vlore-Orikum

Tenderi për ndërtimin e Byspassit 1 Vlorë-Orikum, pjesë e projektit të rrugëve lidhëse lokale dhe rajonale, u hap së fundmi në sistemin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim

Ky aks merr rëndësi të veçantë për shmangien e trafikut në qytetin bregdetar i cili vit pas viti është lakuar si problematik.

Në faqen e BERZH nënvizohet tenderi është me një fazë i kategorizuar si “i hapur me një fazë të vetme” dhe operatorët mund të paraqesin oferta deri në 8 prill 2024.

Projekti që financohet nga Banka Botërore dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) nisi në vitin 2018 dhe parashikohet të zgjasë deri në qershor 2024 ndërkohë që financimi total llogaritet në 100 milionë USD.

Për Vlorën në rastin konkret rruga është parashikuar ti shërbejë jo vetëm banorëve të zonës midis Ujit të Ftohtë deri në Orikum, por edhe të gjithë turistëve vendas dhe të huaj të cilët frekuentojnë zonën bregdetare jugore të Shqipërisë.

Projekti fillon në dalje të Tunelit tek Uji i Ftohtë, Vlorë dhe përfundon tek Marina në Orikum, me një gjatësi totale prej 10.75 km ndërkohë që parashikohen edhe dy bypasse.

Përfitues kanë qenë me ndërhyrje të tjera në infrastrukturë bashki të tilla si ajo e Korçës, Shkodrës, Pogradecit.

Objektivi i Programit të mbështetur nga insitucionet financiare ndërkombëtare është përmirësimi i aksesit në qendrat e përzgjedhura bujqësore dhe turistike dhe forcimi i kapaciteteve të bashkive për të menaxhuar asetet e tyre rrugore.

“Ky Program synon të mbështesë zhvillimin e sektorëve të turizmit dhe bujqësisë dhe konektivitetin rajonal përmes përmirësimit të aksesit rrugor, si faktorët kryesorë të rritjes ekonomike dhe punësimit në Shqipëri.

Gjithashtu Programi i Konektivitetit synon të zhvillojë një kornizë të përgjithshme investimesh në infrastrukturën e transportit me fokus në rrjetin rrugor rajonal në zonat me potencial bujqësor dhe turistik në të gjithë vendin” detajohet në faqen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit që është edhe autoriteti që është autoriteti kontraktor për këtë projekt.

Në fazën e parë projekti parashikonte përmirësim aksesi dhe punime civile në rehabilitimin e disa rrugëve teksa në fazën e dytë janë përfshirë më konkretisht rehabilitimi i rrugëve Shëngjin Baks-Rrjoll, Ujë i Ftohtë-Orikum dhe ndërtimi i 2 bypass-eve, dhe segmenti rrugor Zgosht-Ura e Çerenecit.

Krim i rëndë në Greqi, djali vret babanë dhe i pret kokën me sharrë elektrike

Krim i rëndë në Greqi, djali vret babanë dhe i pret kokën me sharrë elektrike

Një 46-vjeçar ka vrarë babanë e tij 77 vjeç dhe më pas i ka prerë me sharrë elektrike kokën edhe duart.

Ngjarja u bë e ditur pasditen e së dielës, kur 46 vjeçari ka telefonuar në polici dhe ka njoftuar për krimin duke thënë “hajdeni se e vrava”.

Ai u arrestua dhe u dërgua në spital ku po trajtohet në pavionin psikiatrik. Vrasësi, që ka pohuar para hetuesve se ka çrregullime psikologjike, ka denoncuar tek autoritetet se ka vrarë të atin pasi fillimisht kanë pasur një debat.

Madje nga hetimet e para ka rezultuar se ka pasur një përleshje fizike mes babait dhe djalit, pasi 77-vjeçari kishte edhe një plagë të thellë në qafë nga një send i mprehtë.

Siç raportojnë mediat vendase, krimi mund të ketë ndodhur të paktën dy ditë më parë.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e rrethanave të sakta të krimit, si dhe motivin e autorit.Hollësi më tepër do të ketë pas analizave nga mjeku ligjor.

Autoritetet kanë publikuar edhe fotografinë e 46 vjeçarit si dhe pamje nga vendi i krimit

ARMO ne Ballsh shkon për skrap, punëtorët dhe vetë shteti kërkojnë borxhin miliona euro nga kompanitë fantazmë

Denoncohen në vijimësi disa tentativa të kompanive që luanin me punëtorët dhe vetë shtetin me rafinerinë ARMO në Ballsh.

Në atë kohë, emisioni investigativ denoncoi se firma modeste dhe fantazmë po merrnin nën kontroll rafinerinë e përpunimit të thellë. Madje, duke krijuar borxhe të mëdha ndaj punëtorëve, furnitorëve dhe institucioneve shtetërore. Denoncimi i parë erdhi në vitin 2018, teksa nëpërmjet intervistave dhe dokumenteve faktuam se borxhi që ARMO i kishte shtetit shkonte në plot 600 milionë euro. Por, pas ikjes së Taçit dhe Azerëve, rafinerinë e mori banka nën pronësi.

Pas vitit 2018, rafineria iu la me qira disa firmave, duke filluar nga Tosk Energji apo Byllis Energji. Megjithëse ishin të ndara, ato kishin të njëjtët emra si administratorë dhe pronarë. Ne media eshte faktuar se në vitin 2019, nëpërmjet një tjetër investigimi, se rafineria në atë kohë po merrej nga firma Tosk Energji dhe Byllis Energji. Dy firma me persona të njëjtë; shqiptaro – zviceranin Blerim Hoxha dhe ish-administratorin Kristof Dabord, që kishte qenë gjatë kohës së Taçit. Pra, i njëjti administrator që e çoi në faliment po tentonte që të rimerrte kontrollin.

Madje, Fiksi denoncoi se kishte dyshime të mëdha se para ruse po hidheshin në atë rafineri. Bëhej fjalë për firmën “Gunvor”, me seli në Zvicër, por dyshohej se financohej nga Kremlini. Firma që punoi disa vjet te ARMO ishte “Tosk Energji”, e cila u largua dhe pas ikjes së saj, i gjithë ai Kombinat u çua për skrap.

Në redaksinë e Fiks Fare u ankua z. Kamber Iljazi, punëtor në atë rafineri dhe kryetar i Sindikatës së Punëtorëve. Ai tregon se rafineria nuk egziston më, si pasojë e keq menaxhimit. Një nga firmat që e menaxhoi keq është Byllis Energji. Madje edhe Tosk Energji, të dyja me administrator z. Blerim Hoxha. Thotë se ka punuar disa kohë me këtë firmë, por ata bën shkurtime. Më pas është pushuar nga puna dhe këtë vendimin e ka çuar në Gjykatën Administrative.

“Kam fituar gjyqin dhe rreth 3 milionë lekë të reja për të marrë si shpërblim. Por s’kam marrë asnjë lekë, pasi firma nuk ka asnjë aset. Në zyrat e saj s’përgjigjet njeri, telefon jo e jo. Kam marrë dy përmbarues privat, por sërish nuk i kam vjelë dot lekët që më takojnë” tregon Kamberi. Pohon se firmat dhe njerëzit kanë qenë fasadë, pasi pas tyre ishin të tjerë. “E volën sa e volën dhe e shkatërruan atë rafineri. Madje nuk shlyejnë asnjë detyrim, ndaj të gjitha palëve” përfundon ai.

Denoncuesi Kamber Iljazaj tha se ka bërë gjyqe me firmën “Byllis Energji”. Sipas një dokumenti të siguruar nga Fiks Fare, firma “Byllis Energji” ka pasur si administrator z. Blerim Hoxha. Më pas z. Hoxha është larguar, por duke qenë shumë aktiv në administrimin e ARMO-s. Por, shfrytëzimi i rafinerisë, të paktën me letra, u shfaq në tetor të vitit 2019. Pas kësaj date, dhjetëra individë, punonjës, firma private apo edhe institucione shtetërorë, vendosën të bllokonin aksionet e kësaj firme në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Fiks Fare bëri një vëzhgim në QKB, ku rezulton se firma “Byllis Energji” ka kërkesë për vendosjen e masës së sigurimit tatimor, nga Tatimet e Tiranës. Kërkohet që të mos tjetërsohen pasuritë dhe aksionet e kësaj firme. Ndërkohë, në janar të vitit 2020, në QKB u lëshua edhe një urdhër bllokimi nga Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj. Duket se, krahas borxhit të madh ndaj punëtorëve dhe firmave private, kjo firmë që administroi për disa kohë ARMO-n ka pasur borxh edhe ndaj shtetit.

Por, sërish nuk u ndërmor asnjë masë, duke e lejuar që të vijojë aktivitetin dhe të thellojë borxhet, ashtu si edhe kompanitë e mëparshme. Vetë kompania publikonte bilance në QKB, ku pranonte se detyrimet e saj ndaj shtetit, huat, apo shoqërive tregtare private shkonte në plot 10 milionë euro.

Në prill të vitit 2022, largohet administratori shqiptar dhe emërohet një administrator i huaj. Edhe gjatë kësaj kohe, lëshohen një mori vendimesh për bllokimin e aksioneve, si pasojë e borxheve.

Ndërkohë, një tjetër firmë që ka pasur një rol kyç në administrimin e ARMO-s ka qenë “Tosk Energji”. Janë të njëjtët emra, ku rol kyç ka pasur shqiptaro-zvicerani Blerim Hoxha dhe ish administratori z. Kristof Dabord. Emra të cilët i investigoi Fiks Fare në vitin 2019, të cilët me firma fantazmë dhe riciklime arritën të merrnin në dorë rafinerinë. Madje, bënë tentativa që ajo rafineri të financohej nga firma “Gunvor”, me seli në Zvicër, pas së cilës dyshohet se fshihen biznesmenë rusë.

Fiksi siguroi një dokument, që bën fjalë për një bashkëpunim mes firmës Tosk Energji dhe Gunvor. Por, edhe në këtë firmë, Toks Energji, janë vendosur disa urdhra sekuestroje. Urdhrat janë lëshuar nga individë, firma apo edhe organet tatimore.

Institucionet shtetërore, me apo pa dashje, kanë lejuar që këto firma që menaxhuan para çmontimit për skrap ARMO-n të krijojnë një borxh të madh. Borxhi llogaritet në miliona euro, duke përsëritur aferën gjatë administrimit të Taçit. Asnjë institucion, qoftë edhe ligj zbatues, nuk parandaloi këtë skemë, çka ka detyruar qindra punonjës të bredhin me letra në duar për të kërkuar firmat fantazmë.