Zjarri në Darëzezë të Fierit, Balla ndjek nga afër situatën

Zjarri në Darëzezë të Fierit, Balla ndjek nga afër situatën

156
SHPËRNDAJE

Teksa flaket ne pyllin e Darezezes vijojne te perhapen me shpejtesi te favorizuara nga era e forte , ne terren ka zbritur per te monitoruar nga afer situaten , ministri i brendshem Taulant Balla i shoqeruar nga prefekti i qarkut Lefter Shehaj dhe kryebashkiaku Armando Subashi. Ne prononcimin per mediat , ministri Balla ka vleresuar situaten si teper problematike ndersa ka theksuar se ne oret ne vijim do te kete perforcime te mjeteve zjarrfikese dhe ka deklaruar se eshte kerkuar nderhyrje nga emergjenca civile e Bashkimit Europian si dhe forca njerezore te specializuara. Nderkohe Balla eshte ndalur edhe nje here te zjarrvenia si nje veper e rende penale duke kerkuar denime ekzemplare per zjarrvenesit. Nderkohe ministri u brendshem eshte shprehur se ne vijimesi do te kete nje vemendje me te shtuar per masivet pyjore te zonave te mbrojtura dhe ne bashkepunim me Agjensine e Zonave te Mbrojtura do te investohet per hapjen e korridoreve ne menyre qe ne raste zjarri , situata te menaxhohet lehte. Ky eshte nje masiv pyjor me vlere te vecante ka thene Balla dhe fatmiresisht pylli me pisha eshte i regjenerueshem.

S'KA KOMENTE