Vaji i prodhuar ne Roskovec drejt standarteve te reja me marken...

Vaji i prodhuar ne Roskovec drejt standarteve te reja me marken dhe etiken e prodhuesve

4984
SHPËRNDAJE

Ka nisur vjelja dhe perpunimi i ullirit per prodhimin e vajit ne Roskovec.
Prodhimi i ullirit dhe sasia e vajit kete vit eshte gati 40 % me e ulet nga viti i kaluar por cmimi,parashikohet se do jete me i larte. Fermeret dhe perpunuesit ne Roskovec drejt markimit te vajit prodhuar ne kete zone

Fabrikat perpunuese ne Roskovec kane nisur grumbullimin e ullirit dhe prodhimin e vajit te ullirit
Fermere dhe perpunues jane shprehur se cmimi do jete me i larte duke i favorizuar kete vit edhe pse prodhimi ne sasi eshte me i ulet. Agim Hyska nga Vlosh i Roskovecit ,eshte fermer qe kultivon prej vitesh ullirin dhe zoteron 4000 rrenje ullinj
-“Prodhimi kete vit esht pergjysmuar nga viti i meparshem por megjithate edhe sivjet jemi te kenaqur pasi keshtu e ka ulliri – dy tre vjet jep sasi dhe nje vit jep me pak”-

Agim Hyska zoteron edhe nje fabrike vaji qe perpunon jo vetem ullinjt qe zoteron vet,por edhe te fermereve te zones. Agimi eshte shprehur se vitin e kaluar ka prodhuar nje sasi prej 6 ton vaj ulliri .Kete viti prodhimi eshte aferisht sa gjysma e vitit kaluar por megjithate ka cmim me te larte dhe per me teper tani eshte mundesia edhe per eksport.

Agim Hyskaj perpunues i fabrikes se vajit ne Vlosh

Nebi Caushi eshte nje tjeter fermer ne Roskovec qe zoteron 5000 rrenje ullinj .Vitin e kaluar ka pasur nje superprodhim duke shkuar ne 140 ton ulliri kokerr prej te cilave fermeri perfitoj 17 ton vaj duke e shitur te gjithe sasine ne tregun vendas. Kete vit ka me pak prodhim por do
kete cmim te larte
Nisur edhe nga kerkesat ne rritje per vajin e prodhuar ne Roskovec perpunuesit e vajit synojne edhe markimim .

Nebi Caushi fermer

Qamil Kuka eshte anetari i shoqates se fermereve te ullirit dhe eshte edhe fermer qe ka ne zoterim 1000 rrenje ullinj me familjen e tij. Ai eshte shprehur se markimi , etiketimi dhe amballazhimi i vajit te ullirit prodhuar ne Roskovec do te beje jo vetem te njohur zonen per prodhimin e ullirit por fo ter rrise fuqishem edhe shitjen ne tregun vendas dhe te huaj

Qamil Kuka fermer dhe anetar i shoqates se fermereve te ullirit

Pothuajse e gjithe zona Roskovec eshte e njohur per kultivimin e ullirit ne vendin tone Kjo zone ka nje fond prej 450 mije rrenje ullinje, apo te rreth 30% te terrenit kodrinor . Ne Roskovec kultura e ullirit siguron jetesen nga te ardhurat qe merren prej tregetimit te vajit dhe ullinjve te kesaj zone.

S'KA KOMENTE