Toka ka arritur Kodin e Kuq, CO2 ne nivelet me te larta

Toka ka arritur Kodin e Kuq, CO2 ne nivelet me te larta

118
SHPËRNDAJE

Me nivelet më të larta të dioksidit të karbonit dhe temperaturat që vazhdojnë të rriten, Toka ka arritur zyrtarisht në ‘Kodin e Kuq’, ka paralajmëruar një raport i ri.

Një ekip ndërkombëtar studiuesish ka shkruar një raport të ri të quajtur “Shkencëtarët botërorë paralajmërojnë një emergjencë klimatike 2022”, në të cilin ata paralajmërojnë se njerëzimi po përballet pa mëdyshje me një emergjencë klimatike.

Profesori William Ripple, tha: Shikoni të gjitha këto valë të nxehti, zjarre, përmbytje dhe stuhi masive. Fantazma e ndryshimit të klimës është në derë dhe po godet fort.

Në raport studiuesit analizuan 35 shenja vitale planetare që përdoren për të gjurmuar ndryshimet klimatike.

Në mënyrë shqetësuese, ata zbuluan se 16 nga këto shenja janë në ekstreme rekord, duke përfshirë ngjarjet ekstreme të nxehtësisë, humbjen globale të mbulesës së pemëve për shkak të zjarreve dhe një prevalencë më të madhe të virusit të transmetuar nga mushkonjat.

Studiuesit vërejnë gjithashtu se nivelet e dioksidit të karbonit në atmosferë (CO2) janë më të lartat e regjistruara, duke arritur në 418 pjesë për milion.

S'KA KOMENTE