Tërmet i fuqishëm godet Rusinë

Tërmet i fuqishëm godet Rusinë

177
SHPËRNDAJE

Një tërmet me magnitudë 6.6 ballë i shkallës Rihter goditi bregun lindor të Kamchatsky në Rusinë e largët. Sipas EMSC, tërmeti goditi në një thellësi prej 100 km (62.13 milje)

Lëkundjet u ndjenë në qytetin e Petropavlovsk-Kamchatsky rreth orës 15:06 me orën lokale të hënën. Shërbimi gjeofizik i Akademisë së Shkencave Ruse tha se tërmeti ishte 6.6 ballë dhe goditi afër gjirit Avacha në bregun juglindor të Gadishullit Kamchatsky.

Kujtojmë se ky është tërmeti i dytë në këtë rajon brenda një muaji, pasi një tërmet 6.1 goditi bregdetin jugor të Gadishullit Kamchatsy më 8 mars.

S'KA KOMENTE