Kraps,Fier-Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarreve

Kraps,Fier-Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e zjarreve

120
SHPËRNDAJE

Situata vijon të jetë kritike nga zjarret në disa fshatra të Fierit.Mesohet se aktualisht janë aktive 4 vatra zjarri.

2 prej tyre në Kraps, 1 vatër prane fshatit Kreshpan dhe një në Ndërnenas të Libofshës ku është perfshire nga flaket një kabine elektrike.

Mësohet se si pasojë e zjarrit, dy banesa të pabanueshme janë shkrumbuar nga flakët në Kraps. Ndërkohë raportohet se një helikopter ‘Cuagar’ ka nisur operacionin për fikjen e flakëve në zonën e Krapsit.

Deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar.

S'KA KOMENTE