19-vjeçarja vret babain dhe e gropos brenda oborrit të banesës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës. Një 50 vjeçari shpallur i humbur prej 10 ditësh nga familjarët është gjetur nga Policia e Durrësit, pas kërkimeve dhe hetime intensive.  

Falë veprimeve të shpejta profesionale, Policia ka gjetur trupin e pajetë të 50-vjeçarit, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga vajza e tij 19 vjeçare dhe është varrosur brenda oborrit të banesës private.

Është zbuluar identiteti i autorit dhe viktimës në ngjarjen e rëndë në Durrës.

Autorja është identifikuar si Hygerta Meta, dhe viktima Pellumb MetaDyshohet se shkaqet e këtij krimi të rëndë janë për shkak se babai i saj donte ta fejonte pa dëshirën e saj.

Gjendet i pajetë nga familjarët, 62 vjeçari ne Roskovec

Roskovec/Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në fshatin Kurjan, Roskovec, është gjetur i pajetë nga familjarët, në një kasolle afër banesës, shtetasi Y. S., rreth 62 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Shpërthim i fuqishëm , tritol ‘Audi’-it

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Shkodrës në orët e para të mëngjesit.

Mesohet se një sasi lëndë plasëse i është vendosur një automjeti tip ‘Audi’ i parkuar në parkingun e një supermarketi pranë ‘Teatrit Migjeni’ në Shkodër rreth orës 4:20 minuta.
Si pasojë e shpërthimit të fortë, automjete është dëmtuar pothuajse plotësisht.

Nuk dihen akoma shkaqet e këtij shpërthimi, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po bën ekspertizën.

Nëna e një fëmije gjendet e varur në tualetin e shtëpisë

Nëna e një fëmije 9 vjeç është gjetur e varur në tualetin e shtëpisë së tyre në fshatin Fushë Vërri në Delvinë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte, ku sipas raportimeve të para, dyshohet se gruaja 30-vjeçare është vetvarur.

30-vjeçarja Teuta Kondi është gjetur e pajetë nga vëllai i saj, ndërkohë mësohet se bashkëshorti i saj ka qenë bari me bagëti.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqet e ngjarjes

Aksident prane spitalit memorial ne Fier, nje makine humb kontrollin dhe permbyset ne rruge

Nje aksident ka ndodhur kete mbremje prane spitalit memorial ne Fier . Njw furgon mallrash ka humbur kontrollin dhe eshte permbysur ne rruge. Nga ky aksident mesohet se fatmiresisht nuk ka persona te lenduar nderkohe qe ne vendngjarje ka shkuar policia e cila po kryen ekspertizen per te zbardhur shkaqet e aksidentit

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 19:20 në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, në afërsi të Spitalit Memorial, shtetasi O. Ç., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur barrierat mbrojtëse të rrugës.

Si pasojë e goditjes janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Atentati ndaj shqiptarit në Athinë/ Policia greke zbardh ngjarjen, shpallen në kërkim 3 persona

Policia greke ka arritur të zbardhë atentatin ndaj 34-vjeçarit shqiptar Renis Fejzolli nga Korça, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit më 2 shkurt në rrugën “Sidhirokastro” në Athinë. Për ngjarjen, policia ka shpallur në kërkim Marios Tralo, 20 vjeç nga Durrësi, Anastasios Dushku, 18 vjeç dhe Dhimitrios Zisis, 20 vjeç. Sipas policisë greke, ka qenë Tralo ai që ka qëlluar me armë zjarri ndaj Fejzollit dhe pas ngjarjes është arratisur në Shqipëri e më pas në Angli.

Rreth orës 03:30 të 2 shkurtit, nga një automjet është hapur zjarr në mënyrë të vazhdueshme ndaj Renis Fejzollit, i cili ndodhej në një park në rrugën “Sidhirokastro” në Athinë. 34-vjeçari u transportua në spital i plagosur me dy plagë armë zjarri, ndërsa policia gjeti në vendngjarje 3 gëzhoja, 1 fishek dhe 1 thikë. Hetimet e policisë zbuluan se Fejzolli i kishte borxh një shumë prej 1000 euro Marios Tralo me të cilin ishin shokë, ndërsa ky i fundit kishte përhapur thashetheme në rrethin e tyre, të cilat e kishin prekur Fejzollin.

Ata kanë komunikuar në telefon pasditen e 1 shkurtit dhe e kishin lënë të takoheshin për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Teksa Fejzolli e priste Tralon në parkun ku ndodhi ngjarja, ky i fundit është shfaqur me një automjet “Toyota Yaris” dhe pasi ka hapur xhamin, ka shtënë me armë drejt tij.

Bashkë më Tralon në automjet kanë qenë edhe Dushku e Zisis. Në 15 shkurt, policia greke ka zbuluar të parkuar në rrugen “Iraklideon 69” në Athinë motorrin e markës “Kymco Agility City” në pronësi të Marios Tralo dhe brenda tij është gjetur 1 pistoletë tip “Glock” me një krehër me dy fishekë. Policia greke nisi kërkimet për Tralon, Dushkun e Zisis por nuk ka arritur ende t’i gjejë ata e për rrjedhojë i ka shpallur në kërkim. Nga hetimet e deritanishme rezulton se pas ngjarjes Tralo është larguar drejt Shqipërisë e më pas drejt Anglisë.

Marios Tralo rezulton me precedentë penalë për “drejtim mjeti në mënyrë të rrezikshme”, “fyerje”, “dëmtim pasurie”, “shkeljë të ligjit mbi armët”, “shkelje të ligjit për lëndët e varësisë dhe dispozitave të tjera” dhe “shkelje të kodit të qarkullimit rrugor”. Zisis rezulton me precedentë për “shkelje të ligjit për lëndët e varësisë dhe dispozitave të tjera” ndërsa Dushku për “dëmtim pasurie”

Çfarë po ndodh? Policia dhe FNSH kontrolle të rrepta në hyrje të autostradës ne Vlore

Policia e Vlorës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) po kryejnë kontrolle të imtësishme në hyrje dhe në dalje të qytetit.

Në fokus të kontrolleve, janë automjetet me xhama të zinj, ndërsa kontrollet po kryhen edhe për persona të dyshimtë apo edhe që lëvizin me armë.Deri në këto momente, konfirmohet se qëllimi mbetet kontrolli, ndërsa nuk ka ende informacione për të shoqëruar apo të ndaluar.

Personat e dyshimtë janë ndalur nga policia dhe ju janë bërë kontrolle.

Deri më tani policia nuk ka dhënë një njoftim për aksionin në fjalë.

Kontrollet janë shtuar ditën e sotme edhe pas vënies në pranga të Armando Sulejmanit në Durrës, në kuadër të operacionit “Zëvendësimi”.

I dehur ne timon, arrestohet 65 vjecari ne Mallakaster

DVP Fier

✅Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. B., 65 vjeç, banues në Mallakastër, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

✅Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 45 vjeç, banues në Fier, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime ndërtimi, në një tokë në përdorim të tij, në fshatin Mbyet.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 38 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kohës që ka qenë i shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier, ka dëmtuar disa objekte.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.