Greqi/Rrëfimi tronditës i 45-vjeçares që mbyti të moshuarën me jastëk, kishte tentuar të vriste djalin e saj

Ditën e djeshme, Rodosi është tronditur nga rasti i një “varëse seriale”, e cila kujdesej për të moshuarit në shtëpi.

“Lëmshi” filloi të zgjidhej ditën e djeshme pas vrasjes së një të moshuare në Kalythies, kur 45-vjeçarja kishte marrë në telefon policinë dhe i kishte lajmëruar: Hajdeni se e mbyta.

Punonjësja e shtëpisë u arrestua menjëherë nga policia.

Çështja mori përmasa thriller më pas pasi në kuadër të hetimeve paraprake që përfunduan vonë pasdite, 45 -vjeçarja pretendoi se kishte vrarë edhe tre persona të tjerë.

Sipas dimokratiki.gr, në orën 08:25 të së hënës, 45-vjeçarja ka telefonuar policinë dhe i ka thënë: “E mbyta Florën, hajde”.

45-vjeçari po priste policinë në shtëpinë e 75-vjeçares Flora Kazellis, për të cilën ajo kujdesej. Sipas medieve greke, e moshuara u mbyt me jastëk, shkruan protothema.

Më konkretisht, ajo ka pohuar se në orët e para të mëngjesit të datës 21 nëntor, pa asnjë arsye i ka vendosur një jastëk në fytyrë teksa flinte për ta trullosur.

Nga hetimet paraprake rezultoi se ajo fillimisht i vendosi dorën në fytyrë teksa e moshuara ishte në shtrat, ndërsa ajo ishte zgjuar.

Më pas i kishte vendosur jastëkun dhe pretendoi se arsyeja e vrasjes ishte shqetësimi që e moshuara i shkaktonte gjatë natës.

Ekuipazhi i ambulancës e gjeti gruan 75-vjeçare në shtrat dhe u përpoq ta rikthente në jetë pasi e gjetën me puls të dobët, por me gjithë përpjekjet e moshuara nuk ia doli.

Si i kreu vrasjet e tjera

45-vjeçarja, duke dhënë të dhëna të paqarta gjatë hetimeve paraprake, ka rrëfyer në polici edhe tre vrasje të tjera.

Ajo ka treguar se ka tentuar të mbyste djalin e saj kur ai ishte vetëm 1 vjeç. Për këtë arsye, 45-vjeçarja ishte shtruar në një spital psikiatrik.

Në deklaratën e dytë që dha, ajo tha se 10 vjet më parë, kur kishte dalë nga spitali psikiatrik i Leros,  qëndroi në shtëpinë e një banori dhe kujdesej për 63-vjeçaren e atëhershme Irini Pergamalis nga Nikolaou , e cila kishte një problem me zemrën e saj.

Ajo po flinte me të siç e përshkroi dhe një pasdite mori një shiringë dhe futi ujë dhe pilula për presionin e gjakut dhe ia dha asaj. Si pasojë e moshuara gjeti vdekjen. Të nesërmen, siç e përshkroi ajo, shkoi në varrim dhe u vesh me të zeza!

Në një deklaratë tjetër përmendet se dy vite më parë ka rënë në kontakt me familjen e 86-vjeçarit Vassilos Soldatou nga Spyrandrea dhe se është kujdesur për të për një tarifë prej 650 eurosh.

Ajo tha se ishte kujdesur për të për rreth një vit.

I moshuari, siç tha ajo, kishte kolit dhe diabet dhe kur ndërpreu pilulat që merrte për të trajtuar skizofreninë, futi në një shiringë kos dhe sheqer ose mjaltë dhe ia jepte.

Të nesërmen i moshuari u dërgua me ambulancë në spital dhe një javë më vonë ndërroi jetë.

Ajo pretendoi se nuk kishte ndërmend ta vriste dhe se i dha përzierjen specifike të ushqimit sepse ai nuk hante sepse ishte i infektuar me koronavirus.

Më pas ajo përshkroi se kujdesej për 70-vjeçarin Theodosias Tokouzis nga Georgiou, i cili vuante nga demenca, ishte i shëndoshë dhe i shtrirë në shtrat. Ajo tha se i kishte ndërprerë marrjen e ilaçeve për të trajtuar skizofreninë.

Ajo spekuloi se ishte përgjegjës për vdekjen e tij sepse e kishte goditur në kokë.

Ky eshte autori i veasjes se ish-bashkeshortes ne Itali

Viron Karabollaj , 40 vjeç, është autori i masakrës në Spinea të Italisë, ku vrau me thikë ish bashkëshorten e tij Mynevere Karabollaj, 37 vjeç, e njohur si ‘ Vera ‘ dhe të dashurin e saj Flonino Merkuri , 23 vjeç.

Vironi u gjet i vdekur pasi vrau ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj të ri në mbrëmjen e së dielës 20 nëntor në një shtëpi në Spinea , në zonën e Venedikut .

Mynevere Karabollaj, 37 vjeç, e njohur si ‘ Vera ‘ dhe Flonino Merkuri , 23 vjeç, të dy me origjinë shqiptare, u gjetën të vdekur në shtëpinë në via Leopardi rreth orës 22:00 pasi vajza e gruas kishte ngritur alarmin për shkak se nuk po fliste dot me nënën e saj. Vajza kishte kontaktuar disa herë me nënën e saj pa marrë përgjigje dhe kur zbriti në garazh gjeti trupin e partnerit të nënës së saj.

Pas zbulimit makabër, policia është vënë në ndjekje të Viron Karabollajt. Të dy viktimat kishin plagë me thikë. Policët gjetën në shtëpi thikën me të cilën u krye vrasja e dyfishtë . Hetimet janë fokusuar menjëherë tek ish-bashkëshorti i Mynevere Karabollaj .

Pas një nate kërkimi, dyzet vjeçari u gjet i pajetë në kompaninë via Oriago në Chirignago  ku punonte Viron Karabollaj .

Vera ishte zhvendosur në Spinea disa vite më parë me bashkëshortin nga i cili ishte ndarë prej dy vitesh. Më pas ajo kishte nisur një lidhje me bashkatdhetarin e saj Flonino Merkuri , i cili ishte vendosur tek ajo. Një marrëdhënie e penguar nga ish-i që ndau çiftin përgjithmonë me vrasjen mizore të dyfishtë përpara se të bënte vetëvrasje.

Policia e Qarkullimit Fier pezullon 172 leje drejtimi

Fier

Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut Fier, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. 

Kontrollet e shtuara kanë për qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.  

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Rrugore angazhohen çdo ditë, në akset rrugore në afërsi të shkollave, me qëllim normalizimin e trafikut dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore. 

Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore:   

•janë proceduar penalisht 2 drejtues mjetesh, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”;

•janë pezulluar 172 leje drejtimi, nga të cilat 167 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 5 për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit.

Policia Rrugore e Fierit apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit. Ftojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të shpejtë. 

U sulmua nga grabitesit ne Mallakaster, vdes ne spital 89 vjecari

Ka humbur jeten ne sallen e reanimacionit ne Spitalin Fier 89 vjecari Caush Shehaj. mesohet nga familjaret se 89 vjecari ka nderruar jete pas plageve te marra nga dhuna e uhstruar e dy grabitesve te cilet jane arrestuar nga policia Fier.

Mallakaster:Vodhën me armë parate në banesën e një të moshuari, arrestohen 2 autorët 

Mallakastër

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve profesionale të Policisë, zbardhet vjedhja me dhunë dhe nën kërcënimin e armës, e ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në fshatin Klos, Mallakastër.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Klosi”.

Vodhën me dhunë dhe nën kërcënimin e armës, një shumë parash, në banesën e një të moshuari, arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar.

Sekuestrohet arma e zjarrit dhe automjeti që autorët përdorën gjatë vjedhjes.

Rreth orës 08:00 të datës 19.11.2022 është njoftuar salla operative se në orën 02:30, në fshatin Klos, Mallakastër, kishte ndodhur një vjedhje me dhunë, në një banesë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë organizuan punën për zbardhen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, bazuar dhe në inteligjencën informative, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe identifikimi i personave që, nën kërcënimin e armës së zjarrit, i morën me dhunë një shumë parash, shtetasit Ç. Sh., 89 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Bazuar në provat e grumbulluara, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në ndërveprim me të gjitha strukturat e DVP Fier dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Klosi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. H., 22 vjeç, banues në Fier dhe M. G., 28 vjeç, banues në Portëz, Fier.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi F. Ç., 16 vjeç, banues në Roskovec, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarri tip automatik me një krehër me fishekë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim, “Plagosje e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Video virale ,delet filmohen duke ecur në formë rrethi për 12 ditë rresht

Një video e tufës së deleve në Kinë që ecën 12 ditë pa pushim duke u rrotulluar është bërë virale.

Në videon e regjistruar nëfillim të nëntorit, delet shihen duke u rrotulluar vazhdimisht në një fermë në Kinën veriore.

Ashtu siç pritej, imazhi me delet bëri bujë teksa të gjithë u përpoqën të kuptonin se çfarë i bënte delet të lëviznin në atë mënyrë.

Pronari i fermës, sipas Faily Mail, tha se gjithaçka filloi me disa dele por shumë shpejt iu bashkuan dhe anëtarët e tjerë të tufës.

Ajo që është edhe më e çuditshme është se në fermë ka gjithsej 34 grupe delesh por lëvizjen rrethore e bënë vetëm ato në grupin numër 13.Edhe pse shkaku që i bëri delet të lëvizin në rreth për 12 ditë nuk është ende i qartë, disa kujtuan se sëmundja listerioza mund të çorientojë kafshët dhe t’i bëjë ato të rrotullohen vazhdimisht në atë mënyrë

Qëlloi gruan dhe vrau veten me plumb në kokë, kush është shqiptari që humbi jetën

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Itali, ku shqiptari Oltjon Sallaku, 21 vjeç qëlloi me armë zjarri gruan e tij dhe më pas vrau veten.

Mediet italiane bëjnë me dije se Lamia Elmari, 18-vjeçarja marokene, e cila mori një plumb në gjoks, është jashtë rrezikut për jetën.

Sallaku qëlloi veten me plumb në kokë dhe humbi jetën në vendin e ngjarjes.Tragjedia ndodhi mbrëmjen e djeshme në via Martin Luther King në Cassano delle Murge, pas një sherri.

Në momentin e të shtënave, vajza e vogël, 2 vjeçe, ndodhej me gjyshen.  Oltjoni punonte usta dhe cilësohej nga njerëzit që e njihnin si një djalë i mirë.

Një mik tregon se e ka takuar pak para gjestit fatal dhe dukej i qetë.Çfarë ndodhi kur ai hyri në shtëpi? Dhe pse ai që përshkruhet si një djalë i mirë kishte një armë? Ka ende shumë pyetje që duhet të marrin përgjigje. Puna e hetuesve vijon për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.

Aksident i rëndë, ambulanca del nga rruga, raportohet për 4 të plagosur

Një aksident ka ndodhur në Lezhë-Milot pak më parë.

Siç duket në pamje, një ambulancë ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës, ku është kthyer përmbys.

Në autoambulancë kishte një pacient. Mjeti ka dalë nga rruga në afërsi të kryqezimit te Markatomajve. Raportohet se 4 persona kanë mbetur të plagosur mes tyre edhe personeli mjekësor.