Tirana kthehet në kryeqytetin e BE-së për 24 orë

Tirana është kthyer në kryeqytetin e BE-së gjatë 24 orëve të fundit ku pritet të zhvillohet Samiti i BE-së me vendet e Ballkanit.
Gjatë këtij samiti pritet të nënshkruhen një numër i madh marrëveshjes që ndihmojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve të rajonit, por më shumë i jep një ndihmë të madhe imazhit të vendit tonë.

Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm ka nisur pritja e liderëve të BE-së nga Kryeministri Rama, i cili më pas i shoqëron në brendësi të ambienteve të stadiumit “Air Albania”.

Më herët, Rama priti shefen e Komisionit të Europian Ursula von Der Leyen; Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel; kryeministrin grek Mistotakis; atë të Hungarisë, Orban, kryeministren e Finlandës, Sanna Marin, kreun e qeverisë belge, Aleksandër De Croo, kryeministrja italiane, Meloni, etj.

Krahas tyre, më herët, Rama priti Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani si edhe Aleksandër Vuçiçin e Serbisë.

Liderët e BE-së që vizitojnë sot Tiranën:

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen
Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis
Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni
Kancerlari i Austrisë, Karl Nehammer
Kryeministri i Belgjikës, Aleksandër De Croo
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç
Presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades

Kryeministri i Çekisë, Petr Fiala
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederikse
Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas
Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin
Kryeministri i Irlandës, Micheal Martin
Kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins
Kryeministri i Lituanisë, Ingrida Simonyte
Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel
Kryeministri i Maltës, Robert Abel
Kryeministri i Holandës, Mark Rutt
Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki
Kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa
Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis
Kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger
Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob
Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson

Ja sa qytetare nga Fieri, Mallakastra , Patosi e Roskoveci kane shkuar ne Tirane per protesten e opozites

PD dega Fier eshte organizuar per protesten qe zhvillohet ne Tirane.

Sipas kryetarit Rrapi Gjika jane nisur rreth 1000 persona me makina private qe ne oret e para te mengjesit ne menyre qe te shmangin trafikun, vonesat si dhe problematikat e ndryshme qe mund te ndodhin gjate rruges.

Mesohet se protestuesit jane nisur heret ne mengjes, ndersa ka pasur prej tyre qe kane shkuar drejt kryqytetit nje nate me pare.

Nderkohe burime prane PD dega Patos bejne me dije se jane nisen qe ne oret e para te mengjesit rreth 50 persona me makina private.

Edhe nga Mallakastra e Roskoveci jane nisur rreth 200 persona qe do te behen pjese e protestes.

Ndryshe nga heret e tjera, protestuesit kete here kane udhetuar me makinat e tyre private, duke shmangur levizjen me automjete te sherbimit publik, duke qene se kjo e marte perkon edhe samitin BE- Ballkani Perendimor

Vuçiç: Ju tregoj arsyet pse erdha

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç edhe pse fillimisht deklaroi se nuk do të merrte pjesë në samitin mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, sot u shfaq në Tiranë. Ai dha edhe një prononcim për mediat duke shpjeguar se vendimi për të marrë pjesë erdhi pas disa diskutimesh në Serbi.

“Ka një sër çështjesh të ndryshme. Janë disa reagime zyrtare për Kosovën, çështjen e dialogut, kjo ishte arsyeja kryesore, por pas konsultimeve brenda Serbisë vendosa të vij dhe do kemi sot një mundësi të themi çfarë mendojmë këtu. Mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut dhe për procesin e integrimit në BE”tha Vuçiç

Duke u ndalur tek Kosova, Vuçiç tha se është i përkushtuar për çështjen e dialogun. Ai hodhi akuza se në vitin 1999 dhe 2008 është bërë padrejtësi kundër Serbisë për sa i përket territorit të saj.

Ndërkohë për sa i përket qëndrimit krah Rusisë, Vuçiç tha se Serbia i di detyrat e saj dhe do të mbetet në rrugën drejt BE.

“A keni dëgjuar ndonjë deklaratë optimiste nga unë. Jam vetëm realist, jam këtu të mësoj shumë nga këto njerëz dhe në fund të shpjegoj qëndrimin e Serbisë. Dhe të them lajme të mira për Serbinë. Është e rëndësishme të marrim mbështetje nga BE për Serbinë. Këto janë sinjale të mira. Të tjera nga to që do dëgjojmë është strategjia e BE për të ardhmen është rëndësi e madhe. BE ka kërkuar harmonizim të plotë kundër Rusisë. Por ne jemi të pavarur ne i njohim detyrimet tona me vendimet e BE, po prekemi një situatë ndryshe për territorin e Serbisë që është shkelur në 1999 dhe në 2008. Serbia është shumë pranë Rusisë, është një vend i pavarur. Nëse na kritikojnë se jemi për Serbinë. Keni dëgjuar dhe shkruar se gjatë 9-10 muajve se Serbia po ndjek udhëzimet e Rusisë, për të sulmuar të tjerët në Ballkan për mungesë stabiliteti, por ne e kemi përgënjeshtruar me vepra. Është e lehtë të ekspozosh çdo lloj akuze dhe lajmesh të rrem por Serbia është vend i pavarur dhe do mbetet kështu.

Samiti i BE-BP, nis ceremonia e pritjes së liderëve të BE 

Ka nisur para ambienteve të Air Albania pritja e lidërëve europian dhe të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të samitit që po mbahet për herë të parë në vendin tonë.

KryeministriEdi Rama ka pritur presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, atë të Maqedonisë së Veriut dhe komisionierin Oliver Varhelyi.

Rama është në pritje të 27 tliderëve europianë që vijnë në kuadër të këtij samiti.

Aktualisht Tirana është “blinduar” nga forcat e sigurisë për mbarëvajtjen e këtij samiti , historik sic e ka cilësuar kryeminidtri Edi Rama.

Greqi/Perfshihet nga flaket autobusi që transportonte nxënës

Momente paniku u shpalosën në Selanik, kur një autobus që transportonte studentë u përfshi nga flakët.

Zjarri ka rënë pas një defekti mekanik dhe kjo ka shkaktuar trafik të rënduar në zonë.

Shoferi ndaloi në kohë dhe autobusi u evakuua shpejt. Fëmijët dhe shoqëruesit dolën të sigurt dhe qëndruan në një distancë të sigurt, pas hekurave mbrojtëse.


Shumë shpejt në vendngjarje nisi operacioni i shuarjes.

Nga informacionet e para thuhet se autobusi i përket një shkolle private dhe se fëmijët kanë zbritur menjëherë dhe janë dërguar në vend të sigurt.

Në operacionin e fikjes së zjarrit kanë marrë pjesë 8 zjarrfikës me 3 automjete. Në vendngjarje ndodhen edhe makinat e patrullës së policisë.Duke folur për ERT, drejtuesi i mikrobusit tha: “Makina filloi të nxirrte tym, e pashë nga pasqyrat, i binin borisë edhe makina të tjera. Ne i çuam fëmijët pak më tej dhe më pas mori flakë”.

Rama publikon pamje nga vendi ku do të mirëpresë liderët e BE-së

Ditën e nesërme, me 6 Dhjetor do të mbahet samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor në Tiranë. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pak minuta më parë pamjet nga sallat ku do të mirëpresë liderët e BE-së. “Gjithçka gati për të mikpritur Bashkimin Europian në Shqipëri”, ka shkruar Rama.

https://fb.watch/he0TGOsK6G/?mibextid=cr9u03

Samiti i BE-BP, linjat e urbanëve nesër të bllokuara për 14 orë

Në kuadër të samitit BE-BP që do të mbahet nesër në kryeqytet, Bashkia e Tiranës njofton përmes një shkrese zyrtare se linjat e urbanëve do të jenë të bllokuara nga ora 06:00 deri në 20:00.

“Ndalohet

qarkullimi i automjeteve në perimetrin, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga e Elbasanit, Bulevardi “Bajram Curri”, bulevardi “Zhan Dark” dhe rruga “Ibrahim Rugova, nga ora 06:00 deri në orën 20:00. Ndalohet qarkullimi i mjeteve me peshë të përgjithshme mbi 7.5 ton, për mjetet me transport të përzier, në qytetin e Tiranës.

Itinerari i lëvizjes së mjeteve, linjave do të devijohet si më poshtë: Linja nr.1 Selitë-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias, 1/B “Kodra e Diellit”2-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias, pezullohet. Linja nr.2 “Teg-Sauk i Vjetër-Kopshti Zoologjik, Ish-stacioni i Trenit, pezullohet. Linja nr.3, Kashar-Yzberisht-Qendër, pezullohet. Linja nr.4, Qendër, QTU-Megatek-City Park, pezullohet. Linja nr.5/B, Institut-Qendër, pezullohet. Linja nr.9, Qytet Studenti-Jordan Misja, pezullohet. Linja nr.10/A, Materniteti i Ri-Qendër-Ish-fusha e Aviacionit, pezullohet. Linja nr.13 Tirana e Re, pezullohet. Linja nr.14, devijon te “Rruga e Elbasanit” dhe ura e rrugës “Sami Frashëri”. 

Ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve rrethqytetëse në rrugën e “Elbasanit”. Ndalohet qarkullimi i të gjithë mjeteve artikulare në transportin qytetas dhe rrethqytetas”-thuhet në njoftimin e Bashkisë së Tiranës.

PD nxjerr emrat e balotazhit per kandidatët në 8 bashki ku perfshihet edhe FIERI

Janë 8 bashki ku do të shkohet në balotazh në procesin e primareve për kandidatët e PD në zgjedhjet e 14 majit.

Anëtarja e KOKOE, Fatbardha Kadiu foli për rezultatet finale të Primareve në disa prej bashkive

Komisioni i Organizimit të Operacioneve Elektorale pranë PD, bazuar në vendimin nr.38 të Këshillit Kombëtar të PD, vendimit 50 të KOKOE-s, si dhe udhëzimet përkatëse vendosi miratimin e rezultatit përfundimtar të procesit të Primareve për përcaktimin e kandidatëve të PD, për organet e qeverisjes vendore, për zgjedhjet vendore të 14 majit të vitit 2023.

Bazuar nga procesverbalet e plotësuara nga Komisionet e Vendimit dhe numrit të degëve, të ardhura zyrtarisht nga degët përkatëse për:

Bashkinë Fushë Arrëz, Bashkinë Mirditë, Bashkinë Krujë, Bashkinë Dibër, Bashkinë Fier, Bashkinë Sarandë, Bashkinë Librazhd, Bashkinë Mat.

Bazuar në pikën 10 të vendimit 38 të Këshillit Kombëtar më dt.01.10.22, do të zhvillohet balotazh midis dy kandidatëve të cilët kanë marrë numrin më të lartë të votave, dhe përkatësisht:

Për Bashkinë Fushë-Arrëz midis z.Hilë Curri dhe z.Hilë Kola;

Për Bashkinë Mirditë midis z.Albert Mëlyshi dhe z.Aleksandër Lala;

Për Bashkinë Krujë midis z.Agron Loka dhe z.Ndriçim Babasi;

Për Bashkinë Dibër midis z.Ismail Uka dhe z.Besnik Halku

Për Bashkinë Fier midis z.Etvar Kodheli dhe z.Artur Mahmutaj;

Për Bashkinë Sarandë midis z.Ardit Cikuli dhe z.Ilir Nikollo;

Për Bashkinë Librazhd midis z.Shefki Çota dhe z.Aranit Leka;

Për Bashkinë Mat midis z.Skënder Gjuci dhe Bukurosh Ballabani.

Kundër këtij vendimi lejohet ankimimi brenda tri ditëve, pranë Komisionit të Apelit dhe të Sanksioneve të PD. Ju faleminderit!