SPAK kërkon arrestimin -Avokatet tregojne arsyen pse Ahmetaj u largua nga Shqipëria

SPAK kërkon arrestimin -Avokatet tregojne arsyen pse Ahmetaj u largua nga Shqipëria

208
SHPËRNDAJE

Ndërsa SPAK ka kërkuar autorizim nga Kuvendi për arrestimin e ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj, një ditë më parë avokatët e këtij të fundit konfirmuan se ai është larguar nga Shqipëria.

Ndërkohë në mbledhjen e sotme të këshillit të Mandateve, e dyta në radhë, ku do të diskutohet kërkesa e SPAK për t’i hapur rrugë arrestimit, avokatët e Ahmetajt kanë pohuar se ai është larguar nga vendi për arsye familjare.

sakaq, ata nuk kanë dhënë detaje se ku ndodhet Ahmetajt.

Avokatët e Ahmetajt “dhëmbë për dhëmbë” me gazetarët: Dil e bëhu prokurore! Është e drejta e tij nëse do të vijë në Shqipëri ose jo

Çdo më thënë arratisje? Se nuk e kuptoj? Jemi në dy avokatët e tij prandaj nuk ndodhet. Nuk kam informacion nuk dua ta ndaj me ju. Ahmetaj ka filluar të përballet me drejtësinë. Është e drejta e tij nëse do të vijë? Nuk kam thënë taman që nuk gjen drejtësi në SPAK. Në mbajtëm një qëndrim të kundërtat tek ajo që kërkon prokuroria. Na u dha kohë jo më shumë se 24 orë për të parë 320 faqe të prokurorisë. Ne nuk vërejtëm kurrkund asnjë rresht që të justifikonte të interpretonte nevoja se pse prokuroria ka nevojë të bëjë kontroll të banesës. Të bësh kontroll në banesë do të thotë përdhosësh një deputet të Kuvendit. të kënaqësh epshet. Jemi kundër arrestit të një deputeti për më tepër me atë materie që ka sjellë SPAK.’- tha Ligori.

S'KA KOMENTE