Shfaqet Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë në konferencë për shtyp

Shfaqet Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë në konferencë për shtyp

59
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar sot një komunikim për mediat, Meta akuzoi kryeministrin Rama si arkitektin e vjedhjes së kryer me inceneratorët.

Lajme banale e tema të vjetra, i quan Ilir Meta pretendimet se ndaj tij ka një fletëthirrje nga SPAK. Në një konferencë për mediat, ku u shfaq pas shumë ditësh mungesë, kreu i PL nuk i dha në përgjigje të drejtpërdrejtë nëse është thirrur apo jo nga Prokuroria e Posaçme.

“Këto janë lajme tërësisht banale, sepse janë të gjitha pa asnjë përmbajtje, tema të lodhura. Dhe po kështu nuk përbën lajm fakti që Meta të shkojë në SPAK, është një dallim shumë i fortë i Metës.
Kam qënë ë SPAK me prezencën tuaj, me shkresa me dokumente.

Shumë çështje nuk janë hapur, kurrë nuk jam thirrur si kallëzuar. Kam qenë e do shkoj kur do të më thërrasin. Nuk kam asnjë shqetësim nga drejtësia. Nuk ka asnjë akt të nënshkruar nga Meta fap e fap. Ka një ceshtje Meta, për Edi Ramën se është modeli i transparencës. Sa do të përpiqet Rama ta përdorë drejtësinë, ka bërë edhe bën çdo përpjekje në çdo drejtim.” u shpreh Meta.Kryetari i Partisë së Lirisë u pyet nëse bashkë me bashkëshorten Monika Kryemadhin janë thirrur në SPAK . Për këtë, Meta shtoi se nuk i druhet drejtësisë, por shtoi se në radhë të parë drejtësia duhet të bëjë punën e saj dhe nuk duhet të përfshihet në lojëra politike.

Meta gjithashtu është shprehur se opozita është e angazhuar dhe punon për interesat e qytetarëve, ndërsa thekson se aktualisht ka përballë regjimin shtypës të Ramës.

“Janë të gatshëm të vjedhin pa turp edhe lekët e fundit të bukës. Bllokimi i projektligjeve të opozitës që janë në interesa të qytetarëve, janë një tjetër presion. Nga mazhoranca nuk u pranua propozimi për uljen e çmimit të karburanteve. Jemi në kushtet e një konfrontimi të hapur midis një qëndrimi demokratik të opozitës dhe regjimit shtupës të Edi Ramës. Opozita punon për një qeverisje demokratike, ku të funksionojë shteti i së drejtës dhe ku të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit. Por drejtësia sot është e kapur nga qeveria. Shembull për këtë është edhe projektligji i ri për prefektë. Në kundërshtojmë këtë iniciativë për ti dhënë fuqinë prefektëve, pra të emëruarve të Edi Ramës.”, tha Meta, ndersa shtoi se Shqipëria vazhdon rrëshqitjen shumë të rrezikshme drejt paligjshmërisë dhe kapjes së shtetit.

Projekti Botëror i Drejtësisë” (World Justice Project), konfirmon se ne Indeksin Global, për zbatimin e ligjit, Shqipëria bie me 23 vende nga 2017.
Dalim vendi me problemet më serioze me korrupsionin në rajon, duke u renditur të fundit dhe duke rënë 34 vënde, nga vendi 64 në vendin 108, në krahasim me vitin 2017. Një shembull I qartë se ku ndryshojnë autokracitë e super të korruptuarve, nga demokracia e një shteti funksional të së drejtës, ” shtoi më tej ai. 

Ndër të tjera Meta komentoi edhe ligjin e ri të hedhur për diskutim, atë për prefektët.

“Është super centralizimi i pushtetit abuziv në duart e Edi Ramës, ai që nuk e lejon Shqipërinë të ngrejë kokë. E kundërshtojmë fuqimisht, iniciativën e re ligjore të Edi Ramës për ti dhënë fuqi më të mëdha ekzekutive Prefektëve, pra të emëruarve të Edi Ramës, mbi pushtetin vendor.

Pasi rrëmbeu shumicën e kompetencave të pushtetit lokal, Edi Rama miraton këtë ligj, që shkon kundër ligjit të veqeverisjes vendore, duke cënuar autonominë e organeve të pushtetit vendor që burojnë vetëm nga vota e sovranit dhe nuk mundet kurrësesi të jenë skllave të kryeministrit dhe mazhorancës parlamentare. Kjo është përpjekja e fundit për të rrëmbyer tërësisht pushtetin vendor në duart e qeverisë dhe shkatërruar vullnetin e qytetarëve.” vijoi Meta.

S'KA KOMENTE