Sekuestrohen 3 kg kokainë, pranga 2 shqiptarëve në Itali

Sekuestrohen 3 kg kokainë, pranga 2 shqiptarëve në Itali

180
SHPËRNDAJE

Dy shqiptarë janë arrestuar dhe disa kilogramë drogë janë sekuestruar nga policia italiane gjatë kontrollit në katër prona të ndodhura në komunat Perugia dhe Bastia Umbra.

Gjatë kontrollit u gjetën mbi 3 kg lëndë narkotike kokainë e pastër, ndërsa 40 gramë të tjera ishin tashmë gati për t’u hedhur në treg.

U gjetën edhe një kilogram e 800 gram lëndë e nevojshme për paketimin e dozave individuale dhe rreth 600 euro.Hetimet, të kryera gjithashtu duke përdorur përgjime telefonike, si dhe lokalizimin satelitor, dokumentuan shumë episode të trafikut të drogës që i atribuohen një grupi kriminal të përbërë nga shqiptarë dhe italianë, aktiv në Perugia, të cilët tregtonin sasi të mëdha droge.

S'KA KOMENTE