Seanca për Belerin, protestë para GJKKO-së në mbështetje të kryebashkiakut të zgjedhur...

Seanca për Belerin, protestë para GJKKO-së në mbështetje të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës

63
SHPËRNDAJE

Para GJKKO po zhvillohet protestë nga mbështetësit e Fredi Belerit, ndërsa po zhvillohet seanca për shqyrtimin e këtij të fundit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës.

Fredi Beleri është arrestuar 2 ditë para zgjedhjeve të 14 Majit, i akuzuar për blerje votash.Edhe pse në qeli, ai arriti të fitojë zgjedhjet përballë rivalit të PS, Jorgo Goro.

Por pavarërisht kërkesave të tij në shkallë të ndryshme të gjyqësorit, nuk është lejuar të betohet si kryebashkiak i Himarës.

Çështja Beleri ka acaruar dukshëm marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës.

Kjo e fundit ka kërkuar lirimin e tij, me pretendimin se janë shkelur të drejtat e njeriut dhe ato të të pakicave, si dhe duke kërcënuar me bllokimin e rrugëtimit të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin europian.

Zyrtarët grekë po e ngrenë këtë çështje në instance të ndryshme ndërkombëtare.

Qeveria shqiptare është kundërpërgjigjur duke deklaruar mëse një herë se kjo është një çështje e Drejtësisë e duke refuzuar kategorikisht çdo lloj ndërhyrjeje ndaj sistemit gjyqësor.

S'KA KOMENTE