Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau bashkëkombësin në Greqi

Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau bashkëkombësin në Greqi

236
SHPËRNDAJE

Zbardhet dëshmia e autorit të dyshuar të vrasjes së shqiptarit në Selanik. Mediat greke kanë siguruar dëshminë e dhënë para policisë, nga ana e 45-vjeçarit shqiptar, i cili që ekzekutoi me armë zjarri bashkatdhetarin e tij, Shpëtim Bajrami, pranë një karburanti në Selanik mesditën e së enjtes. Ai u vetëdorëzua në policinë greke një ditë pas krimit i shoqëruar nga avokati i tij. “Isha shok me viktimën mes nesh pati një sherr”, ka deklaruar babai i tre fëmijëve sipas Protothema.gr.

Autori dhe viktima po pinin kafe mesditen e 13 korrikut në një lokal, ku u konfliktuan me njëri-tjetrin.
Më pas kanë hipur në automjetet e tyre dhe janë konfliktuar sërish në një pikë karburanti në zonën e Analipsit, në lindje të Selanikut. 45-vjeçari nga brenda mjetit të tij ka qëlluar me 3 plumba Shpëtim Bajramin, i cili po e godiste me grushte nga xhami i makinës.

“Bëra punën, më jep lekët”
Prishja e pazareve të drogës mendohet të jetë shkaku i vrasjes së Shpëtim Bajramit. Sipas mediave greke, 50-vjeçari nga Elbasani udhëtonte 3-4 herë në muaj drejt Shqipërisë. Ai kishte mbërritur nga Shqipëria në Greqi vetëm një ditë para se të ekzekutohej nga bashkatdhetari i tij. Sipas tyre, viktima përdorte itenerarin Shkup -Pogradec dhe kthehej në Greqi përmes Kapshticës. Edhe pse policia shqiptare kishte informacion se Shpëtim Bajrami ishte përfshirë në trafikun e drogës, ai nuk rezulton me precedentë në Shqipëri e Greqi. Ndërkaq autori i vrasjes, sipas medias greke “IEfimerida”, është i lidhur me një nga familjet më të rrezikshme të Elbasanit dhe rezulton i dënuar në Greqi për drogë.

Dëshmitarë të sherrit së viktimës me autorit në një lokal në zonë para vrasjes treguan çfarë diskutuan me njëri-tjetrin. “E kam bërë punën, më jep lekët”, iu është drejtuar Shpëtim Bajrami, autorit. Ndërsa ky i fundit iu është përgjigjur: “Unë ti kam dhënë, nuk të kam asgjë borxh.”. Autori qëlloi Shpëtim Bajramin nga brenda një “Peugeo” e zezë, e cila rezulton në pronësi të Elena Kurtit, një 48 vjeçare nga Elbasani, e cila dyshohet për trafik droge. Hera e fundit që ky automjet ka hyrë në Greqi me drejtuese Elena Kurtin, ka qenë data 29 qershor përmes kufirit të Kapshticës. Përveç mjetit tip “Peugeot” me targa NKN5671, autori i vrasjes dyshohet se lëviz edhe me një “Ford Fiesta” blu, një “Hyndai Getz” dhe një furgon “Citroen” ngjyrë e bardhë.

S'KA KOMENTE