Rama në Roskovec: Majlinda Bufi ka bërë ndryshim të jashtëzakonshëm, votoni njerëzit...

Rama në Roskovec: Majlinda Bufi ka bërë ndryshim të jashtëzakonshëm, votoni njerëzit e punës

209
SHPËRNDAJE

 Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama nga Roskoveci u kërkoi qytetarëve që më 14 maj vota e tyre të shkojë për Majlinda Bufin. Kryeministri, gjatë fjalës së tij, renditi punët që ka kryer kryetarja e Bashkisë, ndërsa tha se Roskoveci ka shtuar kapacitet e sipërfaqeve të serave dhe ato frigoriferike.

Kjo panoramë e re shtoi Rama është pasojë e punës së kryer nga Majlinda Bufi, e cila ka ndërhyrë në shumë dimensione.

“Maljlinda, emrin e vërtetë duhet ta kishte Kërkesa Bufi, jo Majlinda Bufi. Ju them unë se çfarë heq. Falë Majlindës në radhë të parë, ndryshimi është i jashtëzakonshëm, edhe në aspektin tjetër, në aspektin e prodhimit, sepse këtu nuk kanë munguar asnjëherë njerëzit punëtorë. Këtu njerëzit nuk kishin kanalet kulluese dhe ujitëse dhe u detyruan ta braktisin tokën, dhe sot , mjafton të shikosh rritjen e prodhimit dhe falë edhe mbështetjes së madhe që Majlinda ka siguruar nga qeveria. Kjo ka rritur me 200 hektarë sipërfaqen e serave dhe kapacitete frigoriferike për mbajtjen e perimeve dhe nxjerrjen e tyre në treg në momentin e duhur janë rritur si në asnjë bashki tjetër të Shqipërisë”, tha Rama.

Rama shpjegoi arsyen se pse vota për Majlinda Bufin është vota e duhur për zhvillimin e Roskovecin.

“Vota është shprehja e mendimet se për kë do marrim në punë, që të na shërbejë dhe normalisht vota në zgjedhjet vendore është shumë më pak politike dhe shumë më shumë një zgjedhje praktike, sepse do zgjedhësh personin e përshtatshëm që t’i kur del nga shtëpia rrugët e qytetit të jenë të pastra, që ndriçimi funksionon, që gjelbërimi në qytet shtohet dhe që uji në kanalet ujitëse të mos mungojë, çerdhja, kopshti dhe shkolla të jenë me standarde sa më të mira”, tha ai.

S'KA KOMENTE