Pranga 26vjecarit-Udhetonte ne sens te kundert dhe thyen xhamat makinës së...

Pranga 26vjecarit-Udhetonte ne sens te kundert dhe thyen xhamat makinës së policisë

465
SHPËRNDAJE

Një 26-vjeçar është kapur në flagrancë nga policia e Himarës, pasi ka qene duke drejtuar në sens të kundërt dhe pa dokumentacion të rregullt motomjetin. Më pas, gjatë shoqërimit ka kundërshtuar punonjësit e Policisë si dhe ka thyer xhamat e pasëm të automjetit të Policisë.

“Në vijim të veprimeve procedurale dhe hetimore të kryera nga oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit 26 vjeç, banues në Himarë, pasi mbrëmjen e djeshme, në rrugën e Portit, Himarë, është konstatuar nga shërbimet duke drejtuar motomjetin në sens të kundërt dhe pa dokumentacion të rregullt dhe gjatë shoqërimit për veprime të mëtejshme procedurale, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë si dhe ka thyer xhamat e pasëm të automjetit të Policisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE