Berisha kundër ligjit për rrogat mbi 3 mln për deputetët e ministrat

Berisha kundër ligjit për rrogat mbi 3 mln për deputetët e ministrat

79
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se është pro rritjes së rrogave për disa kategori, ndërsa pohoi se ai dhe deputetët që e përkrahin nuk do ta votojnë këtë projektligj.

Ai tha se si fillim duhet të miratohet minimumi jetik. Berisha theksoi se Rama parlament një ligj në të cilin ata që janë më në nevojë, largimi i të cilëve po shkatërron Shqipërinë, mjekët, mësuesit, ushtarakët, përfitojnë një rritje 1.5, 1 ose -1,5%. Sipas tij, një akt i tillë është jashtë çdo imagjinate dhe një cinizëm i tillë ndaj punonjësve të këtij vendi tejkalon çdo cak

“Në përmasa cinike, të një cinizmi, hipokrizie të paparë u zhvillua sot në parlament. Pasi mashtroi shqiptarët duke paraqitur rrogën e presidenti, të admiralit dhe Rezartit të gjitha këto nga 2.2 në 4.6 mln lekë rritje, solli në parlament një ligj në të cilin ata që janë më në nevojë, largimi i të cilëve po shkatërron Shqipërinë, mjekët, mësuesit, ushtarakët, përfitojnë një rritje 1.5, 1 ose -1,5%. Një akt i tillë është jashtë çdo imagjinate. Një cinizëm i tillë ndaj punonjësve të këtij vendi tejkalon çdo cak. Kam qenë dhe do jem gjithnjë për rritjen e rrogave, kjo nuk ka diskutim. Në qoftë se ka një faktor shkatërrimtar për këtë vend ka qenë ngrirja e rrogave. Por kjo në këtë fazë në të cilën dyfishohen rrogat e zyrtarëve më të lartë dhe rriten ose zbresin me 1% rrogat e tjera. Dje kam insistuar që ky proces të fillojë me vendosjen e min jetik, prej 200 eurosh e përllogaritur në mënyrë të paanshme me specialistë të fushës duhet të ishte akti i parë për t’i dhënë përgjigje kësaj situate kaq të rëndë. Këtij mjerimi të frikshëm të krijuar në Shqipëri. Por në vend se të fillohej me minimumin jetik, pensioneve nën 200 euro dhe të bënte një zbutje të fuqishme të mjerimit, zhdukte mjerimin. Minimumi jetik zhduk mjerimin, zbut dhe varfërinë dhe ishte një masë absolutisht, plotësisht e mundshme, kur di që qytetarëve iu vidhen nga pushtetarët çdo vit pothuajse dyfishi i fondit të përgjithshëm të pagave, por kjo po mbyllet në mënyrën më të turpshme nga njerëz që vjedhin shqiptarët.

Ne nuk e votojmë. Ne nuk jemi kundër rritjes së rrogave. Ne nuk jemi për mashtrimin e punonjësve, mësuesve, mjekëve, oficerëve, ushtarakëve, policëve. Në qoftë se u themi se paga mesatare do dyfishohet, hajde të fillojmë me minimumin jetik, të vazhdojmë nga fundi në kokë, jo nga koka në fund”.

S'KA KOMENTE