Plagoset me thike nje 15 vjecar pas sherrit me shokun e tij

Plagoset me thike nje 15 vjecar pas sherrit me shokun e tij

329
SHPËRNDAJE

Një sherr mes dy 15-vjeçarëve ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, teksa njëri prej tyre është plagosur me thikë nga tjetri.

Mësohet se adoleshenti i plagosur është dërguar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, 15-vjeçari tjetër u shoqërua në ambientet e DVP Shkodër dhe po merret në pyetje, në prani të prindit të tij dhe të psikologut.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, salla operative e DVP Shkodër, është njoftuar se pas një konflikti mes dy 15-vjeçarëve, ishte lënduar me mjet prerës (biçak) njëri prej tyre.

Shtetasi i dëmtuar është dërguar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

S'KA KOMENTE