Përurimi i sheshit Mitsotakis në Derviçan, Rama: Sot kremtojmë vendosjen e bustit...

Përurimi i sheshit Mitsotakis në Derviçan, Rama: Sot kremtojmë vendosjen e bustit të një personazhi historik të Greqisë

66
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Derviçan në ceremoninë e inagurimit të sheshit që do të mbajë emrin e Konstantinos Mitsotakis .

Rama teksa vlerësoi figurën e tij si një personazhi historik të Greqisë fqinje, tha se Mitsotakis u burgos dhe u dënua dy herë me vdekje nga nazistët, por mbijetoi për mrekulli.

“Sot kujtojmë dhe kremtojmë vendosjen e bustit të një personazhi historik të Greqisë fqinje. Ajo ngjan si imitimi i një rrëfimi romanesk, ku e shkuara e tashmja dhe e ardhmja e një vendi ndërthuren me personazhin, në një formë që sa e krijon atë, aq sa edhe e shkrin atë. Konstandino Mitsotakis, ishte në qendër të vorbullës së politikës greke, nga fundi i Luftës së Dytë Botërore dhe deri në fillim të shekullit ’21. Ai erdhi në jetë si djali i dytë I një deputeti grek dhe si stërnipi I kryeministrit grek. Konstandini ndoqi shkollën e ligjit të Athinës, kundër dëshirës së vet, por formimi juridik do ta ndihmonte atë gjithë jetën në betejat epike për mbrojtjen e tij të patundur. U burgos dhe u dënua dy herë me vdekje  nga nazistët, por mbijetoi për mrekulli të fatit, falë një shkëmbimi të burgosurit. Për kontributin e tij dhe akte e tij të spikatura të rezistencës. U dekorua dy herë pas luftës, nga qeveritë e Greqisë dhe të Britanisë së Madhe”-tha Rama.

S'KA KOMENTE