Cfare blene me lire dhe me shtrenjte shqiptaret

Cfare blene me lire dhe me shtrenjte shqiptaret

94
SHPËRNDAJE

Gjatë vitit që lamë pas qytetarët shqiptarë u përballen më një rritje të menjëhershme të çmimeve për produkte ushqimore të ardhura kryesisht nga importi, por edhe nga prodhimi vendase. Por çfarë produktesh janë blerë më lirë dhe çfarë i ka kushtuar më shumë konsumatorëve vendas? Referuar të dhënave të INSTAT, pasqyruar në indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore, rezulton se drithërat kanë pësuar rritjen më të lartë, sikurse edhe pritej për shkak të mungesë së furnizimit, por edhe abuzimeve që ndodhën, duke u regjistruar në 37.3 %.

Ky produkt ka kushtuar më së shumti në xhepat e qytetarëve duke qenë se është bazë për konsum.  Po ashtu, rritje me 18 për qind kanë pësuar bimët foragjere, ndjekur nga bimët industriale me 16.7 %.  Ndërsa 0.5 për qind janë rritur çmimet e produktit verë. Nga ana tjetër, një sërë prodhimesh bujqësore vendase kanë kushtuar më lirë, duke vendosur disi një balancë. Konkretisht, rënien më të lartë e kanë pasur ullinjtë me 14.4, duke qenë se ishte një vit shumë i mbarë dhe prodhimi ka qenë shumë i lartë.

Si pasojë edhe çmimi i vajit të ullirit është ulur me 5.9 %.  Prodhimet e drufrutorëve ranë me 4 .2 % dhe frutat me 3.3 për qind. Rrushi ka njohur rënie me 2.2 % dhe agrumet me 1.1 %. Ndërsa ndër produktet që kanë pasur rënie më të pakët të çmimeve janë perimet me 0.7 për qind, kjo edhe për shkak se një sasi e konsiderueshme shkpër eksport. Në total, indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bujqësore ka shënuar një rritje me 11,1 % në raport me vitin 2021.

Produktet që regjistruan rritje çmimesh

Drithërat 37.3%

Bimët foragjerë 18 %

Bimët industriale 16.7%

Verë 0.5%

Produktet që regjistruan ulje çmimesh

Ullinjtë 14.4 %

Vaji i ullirit 5.9%

Pemët drufrutore 4.2 %

Frutat 3.3%

Rrushi 2.2%

Agrumet 1.1%

Perimet 0.7 %

SCAN

S'KA KOMENTE