Përmbytje në Itali, banorët hipin në çati për t’i shpëtuar rrjedhës së...

Përmbytje në Itali, banorët hipin në çati për t’i shpëtuar rrjedhës së lumit

2864
SHPËRNDAJE

Moti i keq vazhdon të prekë rajonet Marche dhe Emilia Romagna, të Bolonjës dhe Ankonas.

Rreth një mijë banorë u larguan nga shtëpitë e tyre me ndihmën e zjarrfikësve dhe shërbimit të Mbrojtjes Civile. Në qytetin e Cesena lumi Savio ka dalë nga shtrati dhe shumë persona janë ngjitur në çatitë e shtëpive për shkak të përmbytjes, ndërsa karabinierët kanë ndihmuar dhjetëra të moshuar që të largohen nga katet e ulëta ku jetojnë.

Kryetarët e zonave të prekura nga moti i keq u kërkuan banorëve që të mos lëvizin nga banesat e tyre deri në përmirësimin e kushteve të motit. Sipas parashikimit të motit, reshjet e dendura të shiut do të vazhdojnë deri në mbrëmjen e nesërme.

Shkollat ​​gjithashtu do të qëndrojnë të mbyllura nesër në dhjetëra qytete në Emilia Romagna dhe rajonin Marche. Shumica e lidhjeve hekurudhore dhe rrugore janë ndërprerë dhe alarmi do të mbetet “i kuq” të paktën edhe për 24 orë të tjera. 

S'KA KOMENTE